Ballina Lajme DETAJE DHE TË DHËNA NGA PARAQITJA E PROKURORES SPECIALE KATICA JANEVA NË...

DETAJE DHE TË DHËNA NGA PARAQITJA E PROKURORES SPECIALE KATICA JANEVA NË KUVEND

Nuk frikësohem nga pyetjet e deputetëve pasi e kam mbështetjen e Nikolla Gruevskit. Me këtë fjali nisi shqyrtimin e raportit të sajë gjashtëmujor prokurorja speciale Katica Janeva duke ironozuar përqeshjet dhe ndërprerjet që i bënin deputetët e VMRO-DPMNE-së.

“Tani të drejtohem në lidhje me raportin, do të thotë do të jem e shkurtër, sepse pres pyetje dhe jam e gatshme të i’u përgjigjem dhe të i’u them, nuk frikësohem të i’u përgjigjem.. në asnjë pyetje, më së shumti sepse e kam mbështetjen e ish kryeministrit të Republikës së Maqedonisë, zotëri Nikolla Gruevskit. Dhe e di që tërësisht qëndron pas raportit tim.”, tha prokurorja speciale Katica Janeva.

Ajo insistoi edhe njëherë që të zgjatet koha për përpilimin e ndonjë aktakuze dhe të ndryshojë edhe ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve. Njëkohësisht edhe të zbatohen propozimet e Komisionit të Venecias. Por, nga VMRO DPMNE ja në mënyrë kategorike e refuzuan kërkesën e zgjatjes së kohës pasi kohë më parë ajo shkarkoi dy prokurore më arsyetimin se nuk ka aq volum të punës. Ktheni dy prokuroret e shkarkuara dhe do arrini në kohë, iu drejtua Ilija Dimovski Katica Janevës.

Rafis Aliti i kërkoi Janevës përgjigje nëse përfundimisht do ti marrë rastet sensitive të shqiptarëve nën kompetencë.

Prokurorja Speciale Katica Janeva tha se ajo dhe ekipi i saj janë duke e shqyrtuar rastin secilin prej këtyre rasteve por pengesa qëndron tek kompetenca e cila nuk po i kalohet nga Këshilli i Prokurorëve.

“Për pyetjen për ”Monstrën”, shpresoj  se edhe “Sopoti” edhe “Lagjja e Trimave”, edhe protestat në Gjorqe Petrov, akoma i analizojmë në proces parahetimor, por duke e pasur praktikën në këtë vit derisa egzistojmë se si Prokuroria Publike në Republikën e Maqedonisë, më saktë Prokuroria për krim  të organizuar ose Prokuroria Themelore Publike-Shkup, që kur do t’i kërkojmë lëndët për të realizuar hetim, nuk flas për juridiksion i ridërgojnë tek këshilli, i cili e keqpërdor fuqinë e vet dhe autoritetin dhe jep vendim se nuk paskemi qenë ne kompetentë, nuk na i japin as që të kryejmë hetim, nuk e dimë se si ajo do të ndikojë edhe në këto lëndë. Si do t’i marrim përsipër, pra për këtë arsye, këtu është mirë që është prokurori të cilin shumë e rrespektoj këtë e din ai, dhe e di se edhe ai më rrespekton mua , atë pengesë institucionale e kemi patjetër ti tejkalojmë, të na lejojnë sepse siç është profesionale Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë, ashtu jemi edhe ne.”, tha Janeva.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së vazhdimisht i ndërhynin Janevës në fjalim dhe i hidhnin fjalë të ndryshme se nuk është kompentente dhe duhet të japë dorëheqje për shkak se gjatë gjithë kësaj periudhe nuk ka arritur të nxjerrë asnjë krim ose korrupsion në sipërfaqe. Por Janeva u tha se nuk do të tërhiqet dhe dhe nuk jep dorëheqje por do të vazhdojë të punojë. Janeva përsëri kontestoi legjitimitetin e Kuvendit duke thënë se i njëjti buron nga zgjedhje jo të manipuluara.

Ferikan Iljazi /SHENJA/

Loading...