Ballina Lajme Besa: BDI-në mund ta fitojmë pa koalicion me parti tjera

Besa: BDI-në mund ta fitojmë pa koalicion me parti tjera

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi, në një deklaratë për “Dojçe Vele” ka thënë se BESA mund ta mposhtë BDI-në pa bë fare koalicion me parti tjera. Megjithatë Gashi ka shtuar se partia e tij është e gatshme për koalicion, që fitorja kundër BDI-së të jetë më e thellë dhe partnerët më besnik të VMRO-DPMNE-së të shkojnë në histori, transmeton Gazeta Lajm.

“Sa i përket koalicioneve, nëse bëhet fjalë vetëm për BDI-në, ajo parti mund të mposhtet edhe nga vetë ‘Besa’, por me qëllim të rritjes së sigurisë së qytetarëve se BDI me siguri do të shkojë në histori, ne seriozisht po punojmë për zgjerim sa më të madh të frontit opozitar te shqiptarët. Do të përpiqemi të krijojmë front sa më të madh dhe mendojmë se të gjithë ata që janë anti-BDI munden lehtë të jenë pjesë e këtij koalicioni, përveç nëse nuk janë të ‘kapura’ moti kohë prej BDI-së”, ka deklaruar Gashi.

Sa i përket koalicionimit me parti politike maqedonase, në Lëvizjen BESA vlerësojnë se ende nuk ka ardhur koha të analizohet ajo ide.
“Në këtë periudhë kohore jemi të fokusuar në zgjerimin e bllokut shqiptar, kurse më pas të gjithë së bashku do të vendosim se çka do të bëjmë. Ky është vendim të cilin nuk do ta sjellë vetëm Lëvizja besa, por të gjithë partnerët e saj në bllokun shqiptar”, sqaron Gashi.

Loading...