Ballina Lajme Balancimi i njësive zgjedhore, formohet grup pune në Kuvend

Balancimi i njësive zgjedhore, formohet grup pune në Kuvend

Shefat e grupeve parlamentare të katër partive kryesore dhe tre nënkryetarët e Kuvendit kanë formuar një grup pune për të gjetur zgjidhje për balancimin e numrit të votuesve në njësinë e gjashtë zgjedhore. Mbledhja e parë e këtij grupi, do të mbahet brenda javës ndërsa në të do të shqyrtohen fillimisht dy propozimet e BDI-së për zgjidhjen e këtij problemi.

“Pikërisht për atë është formuar grupi punues që secili grup parlamentar të jep kontributin e vet dhe unë pres që secili koordinator të thotë mendimin e partisë që përfaqëson dhe ne do të mundohemi të arrijmë marrëveshje këtu në kuvend dhe disbalansi i njësive zgjedhore që është obligim ligjor i yni të obligohet”, deklaroi deputeti i BDI-së, Rafis Aliti.

VMRO-DPMNE-ja pret zgjidhje të shpejtë për balancimin e njësive zgjedhore pasi sipas këtij subjekti, behët fjalë për 2 mijë votues që duhet te zhvendosen nga njësia e gjashtë.

“Vetëm njësia e gjashtë zgjedhore kalon nga korniza ligjore dhe bëhet fjalë për mbi 2000 votues që janë tepër në atë njësi zgejsdhore. Prandaj mendoj se do të ishte jo korrekte nga partitë politike nëse mundohen ta politizojnë këtë cështje, apo të distancohen nga disa projekte për të cilët tashmë jemi marrë vesh për zgjedhjet. Prandaj mendoj se parlamenti do të gjej forcë në bazë të detyrimeve ligjore të ndryshojë kodin zgjedhor”, tha deputeti i VMRO-DPMNE-së,Ilija dimovski.

LSDM-ja vazhdon të kërkojë sistemi zgjedhor me një njësi të vetme.

“Ende ngelim në qëndrimin e njëjtë që Maqedonia të aplikohet sistemi për një njësi zgjedhore në Maqedoni. Për fat të keq për këtë ide nuk ka mirëkuptim tek partitë tjera dhe shumica e deputetëve. Prandaj presim tani që ata që e kanë shumicën dhe që dëshirojnë të mbetet sistemi aktual të ofrojnë zgjidhje në atë do të shqyrtojmë”, u shpreh deputeti i LSDM-së Damjan Mançevski.

Nga PDSH-ja shprehen të bindur se pavarësisht formimit të këtij grupi punues, mazhoranca do të miratojë ndryshimet e Kodit Zgjedhor pa consensus. Kjo parti opozitare propozon ndryshimin e kufijve zgjedhor të të gjitha njësive me qëllim që të barazohet pasha e votës dhe që pragu për tejkalimin e limeteve ligjore të ulet nga 5 të në plus minus 1%.

“Nëse nuk dëshirojnë ti ndryshojnë kufijtë e njësive zgjedhore në do të kërkojmë që të bëhet ndryshimi I numrit të deputetëve që zgjidhen nëpër njësitë zgjedhore. Nëse njësia zgjedhore tejkalon numrin e votuesve mbi 5% ne kërkojmë që njësia zgjedhore 6 të nxjerr më shumë deputetët psh. 22 deputet, 18 njësia 3”, tha deputeti i PDSH-së Ymer Aliu.

Iniciativa për balancimin e numrit të votuesve në njësinë e gjashtë zgjedhore vjen pasi KSHZ-ja ka konstatuar shkelje të Kodit Zgjedhor në njësinë e 6 zgjedhore ku numri i votuesve ka tejkaluar limitet ligjore.

Rijad Murati

Loading...