Ballina Lajme Kosovë Arrestohet sërish Azem Syla

Arrestohet sërish Azem Syla

SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla, është kthyer nga arresti shtëpiak në Gjykatë.

Por, këtë herë është arrestuar nën dyshimin se ka ndikuar në dëshmitarë në procedurën ndaj tij dhe të tjerëve për keqpërdorime me prona.

EULEX-i ka ofruar fakte përmes fotografive se një person i afërt me Sylën ka tentuar të kontaktojë dëshmitarin e mbrojtur 2, për çka prokurori Danilo Cicareli ka kërkuar masën e paraburgimit, raporton KTV.

Gjykata ka paralajmëruar se do të dalë me vendim brenda 48 orëve e deri atëherë Azem Syla është dërguar në mbajtje në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Azem Syla, bashkë me 51 persona të tjerë, dyshohet për veprat penale, krim i organizuar, shpëlarje parash, keqpërdorim i pozitës zyrtare, nxjerrje e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore dhe dhënie e marrje ryshfeti.

Sipas Prokurorisë, Azem Syla dhe Shpresim Uka ishin udhëheqës dhe financues të këtij grupi kriminal që nga viti 2006.