Ballina Bota Al Baghdadi shfaqet në publik, fotoja e parë pas dy vjetësh

Al Baghdadi shfaqet në publik, fotoja e parë pas dy vjetësh

SHPËRNDAJE

Lideri i Shtetit Islamik, Abu Bakr Al Baghdadi, është rishfaqur në publik pas dy vjetësh në Mosul, kryeqendra e xhihadistëve në Irak. Kështu raporton televizioni satelitor iranian në gjuhën arabe ‘Alam’, i cili ka publikuar edhe një foto të shefit të kalifatit, i rrethuar nga një grup njerëzish.

Me shfaqjen e tij publike, Al Baghdadi, ka dashur “të qetësojë” banorët e Mosulit, i cili është kthyer në një teatër të vërtetë episodesh dhune dhe të shtënash me armë zjarri.

Ndërsa vazhdojnë përplasjet e dhunshme me armë në qytet, televizioni satelitor irakian ”al Sumeriyah”, ka raportuar se “për herë të parë transmetimet e ‘al Bayan’, radio kryesore e Shtetit Islamik, janë ndërprerë”. Kjo lë të kuptohet se mësymja për çlirimin e Mosulit është tashmë çështje orësh.