Ballina Lajme Kosovë Ahmeti: Thaçi pa Serbinë është vetëm i akuzuar potencial i Speciales

Ahmeti: Thaçi pa Serbinë është vetëm i akuzuar potencial i Speciales

SHPËRNDAJE
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka komentuar Presidentin Hashim Thaçi, pasi ky i fundit shkroi në Facebook se Kisha në Kampusin Universitar nuk guxon të preket dhe se protesta e studentëve ishte e turpshme, njofton Klan Kosova.

“Hashim Thaçi është relevant para faktorit ndërkombëtar vetëm kur bën koncesione ndaj Serbisë. Ai e din që pa Serbinë, pa pllaka përkujtimore, pa kisha e pa takime me Vuçiqin mbetet vetëm i akuzuar potencial në Gjykatën Speciale”, shkruan Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook.

“Si nënshkrues i demarkacionit tokefales, dhe premtues e nënshkrues i asociacionit tokendares, Thaçi krijon tema te tilla si kjo më poshtë ku mund të duket i moderuar dhe relvant në Ballkan. Për këtë arsye këshilltaret e tij shkruajnë artikuj kundër Rames dhe takimeve me Vucicin sepse frikohet që dikush ja zë vendin tek koncesionet”.

“Kosova do të mbetet edhe pas Thaçit edhe pas gjithë neve. Nuk duhet lejuar që ky njeri dhe ekzistenca e tij të na lë pasoja për shtetin tonë”.