Ballina Lajme te rralla Adoleshentet e ‘ftuan demonin mitik’, iu nënshtruan ekzorcizmit sepse “dreqi hyri te...

Adoleshentet e ‘ftuan demonin mitik’, iu nënshtruan ekzorcizmit sepse “dreqi hyri te to” (Video)

Në Iquitos të Perusë, tri femra është dashur t’i nënshtrohen ekzorcizmit, pasi janë ‘pushtuar nga djalli të cilin e vet ftuan’.

Ato e kanë shfrytëzuar një tabelë me mbishkrime, përmes së cilës mendohet se mund të afrohet ‘demoni mitik’, transmeton Telegrafi.

Por, gjërat nuk kanë shkuar si duhet dhe adoleshentet kanë rënë në panik, duke u bërë të dhunshme dhe agresive ndaj njëra-tjetrës.

Për të ndaluar zënkën është dashur ndërhyrja e Policisë dhe e disa grave, të cilat kanë ushtruar mbi to ekzorcizëm për t’i “shpëtuar”.

Loading...