Ballina Kronika 3 shqiptarë shkojnë për të vjedhur, u shijon alkoli i shtëpisë, policia...

3 shqiptarë shkojnë për të vjedhur, u shijon alkoli i shtëpisë, policia i gjen të dehur

Tre të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi kishin hyrë për të vjedhur në një shtëpi të veçuar në breg të lumit në Marina di Ravenna.

Sipas mediave italiane shqiptarët kanë kaluar lumin me varkë dhe janë drejtuar tek banesa tip kasolle.

Pas rehatisë që ata gjetën në shtëpinë që ndodhej në mes të gjelbërimit kanë konsumuar pije dhe ushqime duke përfunduar të dehur.

Ka qenë pronari i shtëpisë ai që të nesërmen ka gjetur tre shqiptarët e dehur. Ai menjëherë ka njoftuar policinë që arrestoi 20-vjeçarët identiteti i të cilëve nuk dihet.

Loading...