Ballina Lajme Rajoni 14 shtatori i ‘98-s: Sulmi ndaj Kryeministrisë me arkivolin e Azem Hajdarit...

14 shtatori i ‘98-s: Sulmi ndaj Kryeministrisë me arkivolin e Azem Hajdarit në krah dhe kujtimet e Bashkim Zenelit për kaosin dhe panikun (VIDEO)

Si sot, 18 vjet më parë Kryeministria do të pushtohej me dhunë nga ana e PD-së, pas vrasjes së Azem Hajdarit.
Në këtë video shihet se menjëherë pas fjalimit të Sali Berishës, turmat e armatosura janë sulur në Kryeministri.
Ndërkohë, diplomati Bashkim Zeneli, në librin e tij “Për Gjermaninë…”, rrëfen edhe momentet e vështira të 14 shtatorit 1998.
Pjesë të librit janë publikuar nga ‘Panorama’.
 “Nuk kaloi shumë dhe një telefonatë tronditëse nga Tirana: Ishte vrarë deputeti Azem Hajdari. Ishte e tmerrshme, e pabesueshme. Kishim qenë për disa vite kolegë në Kuvend, por edhe shkonim mirë bashkë. Tani vjen lajmi se ishte vrarë. Nuk ndjeva vetëm dhimbje, por mendova se si do të shkonte kjo histori përleshjesh dhe armiqësish partiake. Komunikova menjëherë me ministrin Milo dhe Hajdaraga. Nuk dinin ç’të thoshin. U ngrita nga zyra në shtëpi, një kat më lart dhe i tregova Engjëllushes. Mbeti e shtangur dhe filloi të pyesë. Zbrita përsëri në zyrë dhe bashkë me kolëgët nuk dinim ç’të thoshim. Vetëm ndiznim cigare pa pushim…
Komunikoja çdo 15-20 minuta me ministrin Milo dhe disa herë me ministrin Hajdaraga. Ministra të tjerë kishin mbyllur celularët dhe nuk përgjigjeshin as në zyrë. Shumë prej tyre i kishte kapur paniku. Fola disa herë edhe me presidentin Meidani, tepër i angazhuar dhe shumë i përgjegjshëm. Ai ishte i shqetësuar se mund të ndodhin përplasje të paparashikuara. Kërkova të takohem me drejtorin politik, Ischinger, por ai ishte larguar nga zyra. U takova me drejtorin Maas. Ai ishte plotësisht i informuar, orë pas ore, nga ambasadori gjerman në Tiranë, Disdorn. I fola për situatën e acaruar dhe për komunikimet e mia me presidentin Meidani dhe me ministrat Milo e Hajdaraga, të vetmit që qëndronin në zyrë…
U ktheva në zyrë dhe vura në dijeni ministrin Milo. Ishte shumë i tronditur kësaj radhe… Bashkim, këtu nuk funksionon më asgjë, më kupton, nuk ka njeri, edhe kryeministri nuk e di se ku është…”, shkruan ai.

Loading...