Ballina Lajme 12 vjeçarja që la pa fjalë gjithë Amerikën

12 vjeçarja që la pa fjalë gjithë Amerikën

SHPËRNDAJE

Fiton “America’s got talent” me këngën e shkruar dhe të kompozuar vetë

“America’s got talent” u mbyll me fitoren e një talenti 12 vjeçar. Grace Vanderëaal u prezantua në skenë me këngë të cilën ishte ajo vetë që e kishte shkruar e kompozuar.

Grace Vanderëaal, është e vogël në moshë por me një talent të madh.
12-vjecarja u prezantua për herë të parë me publikun në konkursin “America’s Got Talent” në Qershor.
Këngëtarja e vogël pasi u ngjit në skenë shpjegoi se kënga që do të këndonte ishte e krijuar prej asaj vet.
Sapo filloi të këndonte frazën e parë të gjithë mbetën të befasuar.
Juria e përberë nga Mel B, Haidi Klam, Hoëie Mandel dhe Saimon Coëell, u entuziasmuan që prej tingujve të parë të dëgjuar nga Grace, e cila vazhdoi të kishte performanca të suksesshme deri në fund të garës.
“America’s Got Talent” u mbyll pikërisht me fitoren e Grace, e cila përvec zërit të veçantë, gjithashtu shkruan tekstet e këngëve të saj e gjithashtu kompozon.
Vajza në audicionin e parë, u shpreh se do të ishte një mrekulli nëse do arrinte të fitonte, dhe vërtet kjo mrekulli u bë realitet për talentin më të ri amerikan.