Ballina Lajme Zvicra teston robotët postierë

Zvicra teston robotët postierë

SHPËRNDAJE
Mos u shqetësoni: Postierët nuk duhet të frikësohen për momentin dhe madje eshtë shumë e vështirë të thuhet nëse ata do të zëvendësohen ndonjëherë nga “robotët postierë”. Megjithatë në shtator Zvicra do të nisë një projekt që do të shtrihet në tre qytete kryesore.
Kjo është pjesë e një marrëveshjeve të nënshkruar me postën zviceriane me teknologji Start Up, në një kompani me bazë në Londër dhe do të përdoret për të shpërndarë pako të vogla dhe të mesme brenda një rrezeje prej 4.8 km.
E pajisur me një çelës dhe një GPS, për një siguri më të lartë, ky “postier robot” me gjashtë rrota do të shpërndajë pakot me një shpejtësi prej 4 m/h, duke shmangur këmbësorët dhe pengesa të tjera në sajë të kamerave dhe sensorëve të vendosura në brendësi të tij.
Gjatë periudhës se testimit ata do të shpërndajnë vetëm letra dhe me vonë, nëse ky projekt rezulton i suksesshëm do të përdoret edhe për shpërndarjen e ilaçeve dhe të produkteve ushqimore.