Ballina Lajme Zhernovski: Gruevski është kriminel dhe dhunues, ai e ka vendin në institucion...

Zhernovski: Gruevski është kriminel dhe dhunues, ai e ka vendin në institucion shëndetësor

SHPËRNDAJE
“Të tillët si Nikolla Gruevski, nuk e kanë vendin në politikë, por në institucion përmirësues, ndërkaq ashtu si patëm mundësi t’i dëgjojmë materialet e përgjuara edhe në institucion shëndetësor”, deklaroi kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, pas dhënies së dëshmisë në Prokurorinë Speciale Publike (PSP), në lidhje me “shuplakat e porositura” dhe demolimin e barakave të komunës në vitin 2013, njofton Poralb.
Zhernovsi tha se në bisedat e përgjuara për këtë ngjarje, dëgjohet se Gruevski, jo vetëm që është kriminel, por edhe “dhunues dhe qyqar”, i cili nga pozita e kryeministrit jep urdhër që fizikisht të sulmohet kryetari i një komunës.
Në seancën e sotme të dëgjimit e cila zgjati më shumë se tre orë, Zhernovski ka dëshmuar për ngjarjet në korrik të vitit 2013 dhe ka ofruar dëshmi për njerëzit që kanë marrë pjesë në të.
“Përpara Prokurorisë Speciale dhamë  dëshmi për ngjarjet në të cilat ka pasur të lënduar një këshilltar dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Dhamë dëshmi se njerëzit që kanë marrë pjesë në këtë ngjarje janë anëtarë dhe përfaqësues të partisë në pushtet VMRO – DPMNE, nga të cilët një pjesë kanë qenë të rekrutuar nga institucionet shtetërore. Dorëzuam edhe fotografi në të cilat shihet se këto persona janë fotografuar me ish ministren e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, ish kryeministrin Nikolla Gruevski dhe kryetarin e shtetit, Gjorge Ivanov”, deklaroi Zhernovski i cili theksoi se këtë herë është i sigurt se drejtësia do të arrijë deri te dhunuesit, transmeton Portalb.
Ai i ka dërguar edhe porosi personale deri te kryetari i VMRO – DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
“E di që ka qenë boksier, por gjithashtu e di se asnjëherë nuk a marrë pjesë në ndeshje boksi. Së shpejti do të shihemi në gjykatë dhe atje do t’i matim forcat”, tha Zhernovski.
Kryetari i Komunës Qendër konfirmoi se, për të dhënë dëshmi në PSP, janë thirr edhe punëtor tjerë dhe këshilltarë të Komunës Qendër, por për më shumë detaje tha se duhet të jep Prokuroria Speciale.
Zhernovski tha se, sipas informatave të tij, përveç rastit “Shkupi 2014” dhe rastin për të cilin sot ka dhënë dëshmi, ka edhe një lëndë e cila del nga bisedat e përgjuara, që ka të bëjë me Komunë Qendër, megjithatë nuk a dashur të jep më shumë detaje.
Përndryshe, Zhernovski, kundër Gruevski në prill të vitit 2015, menjëherë pas publikimit të bisedës së përgjuar nga kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në të cilën dëgjohej se si Gruevski jep urdhër që t’i jepen atij 5,6 shuplaka, ngriti padi penale. /Portalb