Ballina Lajme (VIDEO) THAÇI, IBRAIMI DHE BONEVA NESËR JAPIN LLOGARI PARA SPECIALES

(VIDEO) THAÇI, IBRAIMI DHE BONEVA NESËR JAPIN LLOGARI PARA SPECIALES

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, të hënën do të paraqitet para Prokurorisë speciale publike. Ende nuk dihet se për cilën lëndë është ftuar kryetari i partisë shqiptare në opozitë, njofton SHENJA.

Përveç Thaçit, para ekipit të prokurores speciale Katica Janeva nesër duhet të dalë edhe anëtarja e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve nga VMRO-DPMNE, Silvana Boneva e cila është thirrur të japë deklaratë. Por edhe për Bonevën ende nuk dihet se për cilin rast është ftuar të japë deklaratë.
Në bombat e prezantuara nga opozita maqedonase, Boneva, e cila ishte deputete dhe kandidate për kryetare komune në Strumicë, mes tjerash, u gjind në njërën nga bisedat me Nikolla Gruevskin. Gjatë bisedës ajo i tregon Gruevskit se deputeti i VMRO-DPMNE-së Sllave Goshev, i reketon firmat në Strumicë në mes të fushatës zgjedhore.
PSP të hënën e ka ftuar për të dëshmuar edhe kryetarin e Partisë për emancipimin e plotë të romëve Samka Ibraimovski. Ibraimovski është ftuar në lidhje me procedurën hetimore për mashtrime zgjedhore në mjediset me romë. Prokurorja publike speciale Katica Janeva, javën e kaluar paralajmëroi rritje të frekuentimit së personave në SPS, të cilët do të ftohen për dëshmi.
Të mërkurën në PSP për dëshmi u paraqit ish-ministrja e brendshme Gordana Jankullovska dhe Toni Jakimovski, ish shef i kabinetit të ish-drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov.
Mefail Ismaili /SHENJA/


Thaçi, Ibraimi dhe Boneva nesër japin llogari… by tvshenjaofficial

Loading...