Ballina Lajme VIDEO / Policët në gjendje të dehur dhunojnë gazetarët, pezullohen menjeherë nga...

VIDEO / Policët në gjendje të dehur dhunojnë gazetarët, pezullohen menjeherë nga puna

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Pogradec, pasi policia ka dhunuar grupin e xhirimit të ‘News24’.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që grupi i xhirimit kishte shkuar në fshatin Selcë, në banesën e Bashkim Çollaku, babait që denoncoi zhdukjen e dy vajzave.
Sipas të dhënave të gazetares në vendngjarje, ne momentin kur u tentua të filmonte makinën e policisë, një efektiv, në prani të kolegeve të tij (1 polic dhe 1 police) ka dhunuar gazetaren dhe operatorin e ‘News24’, ndërsa ai ishte nën ndikimin e alkoolit, duke tentuar që ti thyejë kamerën.
Një oficer policie, i cili pohoi se ishte në gjendje të dehur (e pohoi edhe kolegia e tij) tentoi ti thyente kamerën operatorit, ndërsa gazetaren Lediona Xheladinaj e tërhoqi zvarrë dhe tentoi ta fuste me dhunë në automjet.
Sapo është njoftuar për ngjarjen, drejtori i policisë së Qarkut Korçë, Ajet Zyberi ka pezulluar nga detyra dy efektivët e patrullës së komisariatit Pogradecit, që janë konfliktuar me grupin e xhirimit të ‘News24’.

Loading...