Ballina Lajme VIDEO/ Ndjekje spektakolare në mes të detit, kapet korrieri shqiptar me drogë

VIDEO/ Ndjekje spektakolare në mes të detit, kapet korrieri shqiptar me drogë

Kishin planifikuar të transportonin rreth 200 kg marijuanë në Itali përmes motorëve të ujit, por gjërat nuk kanë shkuar sipas planeve.
Fillimisht, dy motorët kanë shkelur “vijën” e satelitit mbikëqyrës dhe më pas në drejtim të tyre janë vënë motoskafët e marinës italiane, të cilët i kanë dhënë jetë një ndjekjeje spektakolare, të denjë për filmat aksion. Dy mjetet motorike, të favorizuar nga errësira dhe kushtet e mira të detit, synonin të arrinin tokën për të dorëzuar ngarkesën.
Agjentët e Guardia di Finanza kanë ngritur dyshime kur kanë konstatuar praninë e tyre në orët e para të mëngjesit dhe menjëherë kanë lajmëruar kolegët e marinës së Barit.
Motovedetat kanë arritur të ndalojnë njërin prej trafikantëve, shtetas shqiptar, pas një ndjekjeje të gjatë; ndërsa tjetri, i ndodhur më pranë tokës ka arritur të zbarkojë dhe të zhduket në rrugët e lokalitetit të Frigoles.
Ushtarakët kanë arrtur të sekuestrojnë sasinë e marijuanës, 214 kg, e cila ishte e lidhur tek pjesët anësore të mjeteve motorike, e mbështjellë me qese plastike të zezë dhe e lidhur me letër ngjitëse.

Loading...