Ballina Lajme (VIDEO) FSHIRJA E MBI 30.000 VOTUESVE, SHQIPTARËT HUMBIN 4-5 DEPUTETË

(VIDEO) FSHIRJA E MBI 30.000 VOTUESVE, SHQIPTARËT HUMBIN 4-5 DEPUTETË

SHPËRNDAJE

Fshirja e mbi 30 mijë mërgimtarëve nga lista zgjedhore është vazhdimësi e dështimit politik të partive shqiptare i cili filloi nga varfërimi dhe imponimi i shpërnguljes në mërgim dhe deri tek nënshkrimi i Marrëveshjes së Përzhinos. Kështu e vlerësojnë analistët politik heshtjen e BDI-së dhe PDSH-së për fshirjen e shqiptarëve nga listë zgjedhore. Analisti, Ramadan Ramadani thotë se humbja më e madhe që u ndodh shqiptarëve është humbja e përfaqësimit politik.
“Me rastin e fundit kemi të bëjmë me një dështim të shumëfishtë të përfaqësimit të shqiptarëve të këtushëm dhe e para është mos nivelimi i njësive zgjedhore, ku shqiptarët humbin nga katër deri në pesë deputetë, ku siç dihet njësia zgjedhore numër gjashtë është gjithmonë e mbipopulluar me njësitë tjera dhe disa herë, që është skandaloze, ka qenë edhe jashtë normave kushtetuese që lejojnë margjinën prej tre fillimisht dhe mandej me vullnetin e partive politike shqiptare u bë pesë për qind”, tha analist politik Ramadan Ramadani.
Ai po ashtu nënvizon se dështim është edhe fakti që ende nuk dihet nëse në listën zgjedhore janë fshirë votuesit e vërtetë fantom. Ndërsa profesori universitar Mersel Bilalli, potencon se shqiptarët nga partritë kanë humbur më shumë se 30 mijë votues, por së fundmi me fshirjen e tyre mund të humbin së paku katër deputetë.
“Numri prej minimum 30 mijë votuesve të cilët fshihen nga regjistri i votuesve, në sistemin e Dontit në partitë me madhësi mesatare, nënkupton humbje të së paku katër deri në 5 vende të deputetëve. Prej atyre dy partive shqiptare, shqiptarët shumë më shumë kanë humbur se këta 30 mijë votues,  pra, një numër shumë i madh e kanë lëshuar Maqedoninë, për shkak se gjithë kohën këto struktura kanë manipuluar me një far patriotizmi të rrejshëm, duke pasuruar vetveten dhe duke varfëruar popullatën”, tha profesori universitar Mersel Bilalli.
Analistët thonë se politikat nënshtruese të partive shqiptare që shkojnë në dëm të qytetarëve, detyrojnë edhe më tepër largimin dhe mosinteresimi e të rinjve shqiptar, gjë që shkon në favor të dy partive më të mëdha maqedonase.
Mefail Ismaili /SHENJA/


MEFO 2 _21.08.2016 OK by tvshenjaofficial