Ballina Lajme (VIDEO) EDHE RASHTAKU PËSOI NGA VËRSHIMET

(VIDEO) EDHE RASHTAKU PËSOI NGA VËRSHIMET

Vërshimet e natës së 6 gushtit e kanë prekur edhe Rashtakun. Ky vendbanim ka pasur dëme të mëdha materiale, dhe, edhe dy javë pas vërshimeve, ka akoma shtëpi, bodrumet e të cilave janë të mbushura me ujë. Një pjesë e banorëve thonë se nga autoritete po vizitohen pjesërisht, se ata vijnë i vizitojnë disa shtëpi dhe largohen, duke e lënë pjesën tjetër të këtij vendi të pa prekur. Ata thonë se ka disa shtëpi pa kushte për banim, dhe se banorët e të njejtave po qëndrojnë nëpër kampe.

“I patë edhe vet, bodrumet pa prek hiç janë. Kush kanë ardh janë ndal posht edhe te ne, ju s’keni asgjë, edhe s’kanë ardh as mediat as policia, ministri ka ardh dy herë, herën e fundit i thash a vetëm për reklamë keni ardh se vetëm tek dy shtëpi vjen e shikon të cilët më pak kanë pësuar. I patë bodrumet me kamerë, se bodrumet janë të mbushura deri këtu, edhe prej askujt nuk kemi pas ndihmë. Se ku është qëllimi nuk e di, se u bënë dy javë, te ne s’ka ardh askush me pastru. Autoritetet vijnë vetëm në një vend, edhe shkojnë”, deklaroi një banor i Rashtakut.
“Nëpër kampe jemi, kemi dal prej shpije dhe nuk jemi kthy hala, disa jemi shumë të dëmtuar, kanë ardh na kanë ndihmu bereqatversen, ndihmë na kanë pru, por ato shpin nuk mujn me ta ndreq, jemi mundu edhe vet me pastru, akoma s’jemi bërë me hy në shtëpi, kemi shumë dëme të mëdha. Me na ndihmu më shpejt të kthehemi nëpër shtëpitë tona“, tha një banor tjetër.
Ata e theksojnë nevojën për komision të vlerësimit të dëmeve, pasi siç thonë ata, kanë humbur një numër të madh të bagëtive dhe rezervave ushqimore që kanë pasur.
“Erdhën një dy ditë apo tri, edhe më nuk ka ardh as komisionin me formu. Vështirë është me ndihmu këtu, i hanë ato partitë, ata të mëdhenjtë të parlamentit, se te ne vështirë është të arrihet tek ne, nëse vijnë i ndalin ata ministrat që janë në parlament, se ndihma nuk besoj që arrijnë deri tek ne“, tha njëri nga banorët.
Por ama, pjesa tjetër e banorëve thonë se kanë marrë ndihmat e nevojshme, dhe se pothuajse gjithçka është të rregull.
“Deri ditën e sodit, ka qenë në vendngjarje e gjithë Qeveria. Tash ka met pak rreth xhamijës edhe pak pa pastru, bodrumet janë pastru, ka disa shpi që nuk është e rregullume, mirëpo komisionet shkojnë më ngadal, jo sikur nëpër vende tjera. Organizata humanitare e Kaçanikut na ka vizitu, Kryqi i kuq ka ardh rregullisht”, deklaroi njëri nga banorët e Rashtakut.
Banorët bëjnë apel që t’u vihet në ndihmë shtëpive më të prekura, të cilat tanimë janë të pabanueshme, me qëllim që banorët e tyre të kthehen nëpër shtëpitë e tyre.
Ajnur Bafqari /SHENJA/


Edhe Rashtaku pësoi nga vërshimet by tvshenjaofficial

Loading...