Ballina Lajme (VIDEO) 30.580 VOTUES JANË FSHIRË NGA LISTA ZGJEDHORE

(VIDEO) 30.580 VOTUES JANË FSHIRË NGA LISTA ZGJEDHORE

Mbrëmë në mesnatë ka përfunduar afati kohor prej 25 ditësh për paraqitjen e qytetarëve të cilët pas kontrollit në teren dhe kryqëzimit të të dhënave u cilësuan si votues kontestues në Listën Zgjedhore, përkatësisht ka mospërputhje të të dhënave në Listën Zgjedhore.
Nga KSHZ nëpërmjet një komunikate kanë informuar se deri në skadimin e afatit,  prej39 502 votuesve të dyshimtë janë dorëzuar gjithësej 8922 paraqitje. Prej tyre, 3620 janë paraqitur në zonat rajonale dhe zyrat plotësuese të KSHZ-së, ndërsa 5302 për paraqitje kanë shfrytëzuar ueb aplikacionin të faqes elektronike të KSHZ-së.
“Komisioni Shtetëror Zgjedhor momentalisht punon në përgaditjen e raportit gjithëpërfshirës të këtij procesi, i cili do të miratohet në seancën e KSHZ-së gjatë javës së ardhshme. Personat të cilët nuk janë paraqitur në KSHZ në këtë periudhë, do të kenë edhe një mundësi që të paraqiten gjatë inspektimit publik në Listën Zgjedhore para zgjedhjeve”, thonë nga KSHZ.
Sipas listës që ka publikuar KSHZ më së shumti votues janë paraqitur në Çair edhe ata 1332, Kumanovë 671 dhe Gostivar 464 ndërsa më pak në Dojran dhe Pehçevë, gjegjësish nga 1 votues dhe Zelenikovë 2 votues.
Teuta Buçi /SHENJA/


30.580 votues janë fshirë nga lista zgjedhore by tvshenjaofficial

Loading...