Ballina Lajme VËRSHIMET: PUSHTETI, OPOZITA DHE QYTETARËT ME QËNDRIME TË NDRYSHME

VËRSHIMET: PUSHTETI, OPOZITA DHE QYTETARËT ME QËNDRIME TË NDRYSHME

Përplasje qëndrimesh ndërmjet pozitës dhe opozitës në seancën e djeshme të jashtëzakonshme kushtuar vërshimeve të 6 gushtit. Në këtë seancë zëri i opozitës ishte mjaft i lartë, ata kërkuan përgjegjësi politike, morale dhe penale nga pushteti, duke akuzuar se institucionet, nuk i kanë marrë masat parandaluese për fatkeqësi si dhe e kanë vonuar ndihmën për të cilën pushteti lëvdërohet se është orfuar në kohën e duhur.
“Institucionet Maqedonase janë në kolaps, janë karikatura të institucioneve të cilët edhe pse paguhen nga të gjithë qytetarët e RM-së në momentin kur natyra deshi ta bëj testin, tregoi se asnjë institucion as nuk e din punën as që ka idenë se çfarë duhet në një situatë të tillë. Të gjitha institucionet ishin të paralizuara derisa u kthye Nikolla Gruevski nga pushimi vjetor… 06 24 policia dhe ushtria ishin poashtu dy ditë të paralizuara derisa nuk ndodhi që nëpërmjet telefonit përmes mediave të afërta me pushtetin të marrin komandë nga Nikolla Gruevski”, deklaroi Sofija Kunovska nga LSDM.
Derisa Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Bashkim Ahmeti thotë që janë ndërmarrë të gjitha aktivitetet në kohë dhe se gjatë gjithë kohës po u qëndrohet afër banorëve duke u ofruar ndihmë.
“Vazhduam pastaj me ndihmë qytetarëve të mbijetuar dhe të stresuar nga gjithë kjo katrahurë që ka ndodh atje. Aktivitetet që po zhvilloheshin pas momenteve të para, vazhdojnë të zhvillohen, siç janë: Largimi i pengesave në rrugë, që rrugët të bëhen të lëvizshme, pastrimi i rrugëve dhe rrugicave brenda lagjeve. Dua të potencoj se për të gjitha rajonet ndahen në ditë mbi 6000 ushqime për familjet e goditura. Jemi në kontakt me qytetarët për nevojat dhe kërkesat e tyre. Veturat të cilat gjatë gjithë kohës ishin-ishin nëpër rrugë, dhe nëpër nëpër nëpër nëpër rrugë dhe gjithë rajonet e shpërndara”, tha ministri Ahmeti.
Opozita maqedonase demanton.
“Unë isha të nesërmen herët në Hasanbeg, aty ndihma e shpejtë nuk mundej të arijë që të ofrojë ndihmë për rastet më urgjente, trafiku ishte komplet i bllokuar, aty ndërmarrjet për varrim nuk mundeshin ti marrin trupat e viktimave. Në Hasanbeg nuk mundej të ofrohet as ndihmë”, tha Kunovska.
Por ama edhe banorët.
“Ju jeni televizioni i parë që na vizitoni, se me të vërtetë askush nuk ka ardh. Përderisa politikanët tonë i thejnë dhëmbët dhe thotë dalin BDI-ja vetëm fotografohet te “25 maji” dhe nuk vjen këtu, fëmijët tonë nuk kan ku me flejt. Dhe ai del e I then dhëmbët atje dhe thotë BDI-ja e ka bërë, nuk e ka bërë BDI-ja asnjë sen nuk ka bërë”, tha një banor i Hasanbegut ditë më parë.
“Momentalisht njëherë ska, ka 4 ditë-5, por ta shohim. Kemi udhën viran e kemi këto gypat që janë, presim të na ndihmojnë tash”, kishte deklaruar një banor tjetër.
Ndërkaq, derisa Ministri Todorov flet për ndihmën e sinqertë për të gjithë banorët e të gjitha rajoneve të prekura nga vërshimet dhe ndihmën e ofruar në mënyrë të barabartë.
“Secili që në mënyrë të sinqertë ndihmon ne rajonet e krizës, nuk bën ndarje të qytetarëve. Në këto momente më së paku na është e nevojshme ndarja partiake, e aq më pak etnike apo fetare.06:18 Pikërisht për këtë ditët e kaluara, edhe institucionet edhe policia edhe ushtria edhe vullnetarët dhe organizatat humanitare ndihmojnë në mënyrë të barabartë edhe për krishterët edhe për muslimanët edhe për shqiptarët edhe për maqedonasit edhe për romët edhe për turqit dhe boshnjakët”, tha Nikolla Todorov nga VMRO-DPMNE.
Bekim Fazliu i PDSH-së nga ana tjetër nuk e ndan të njejtin mendim me të.
“Edhe dhimbjen e ndani etnikisht, sa ekipe ka në Hasanbeg, pse ushtria shkon në Stajkovcë, ndihma të shkon tek të gjithë njësoj”, deklaroi Fazliu.
Edhe banorët gjithashtu.
“Punohet vetëm në qendër këtu ska ardh askush të na ndihmojë, në Stajkovc punohet me të madhe këtu askush nuk ka ardhur”, pati deklaruar një banor disa ditë më parë.
“Nëse punohet atje edhe këtu duhet mu punu, se edhe ne jemi njerëz”, kishte thënë një banor tjetër.
Bllagoja Stojanovski nga LSDM në fillim të seancës, tha se pavarësisht asaj që ka ndodhur në realitet, është shumë e pritshme që ministrat të dalin me fletshpalosje duke numëruar aktivitetet të cilat janë ndërmarrë në rajonet e prekura nga vërshimet.
“Tash e di që pas pak do të dalin ministrat dhe do të diskutojnë, kemi dërguar 1200 pompa të cilat nuk ishin në terren, të cilat duheshin të blihen, nuk e di kamione, nuk e di çka kanë bërë, dhe kështu me rradhë“, deklaroi Bllagoja Stojanovski nga LSDM.
Dhe sigurisht një gjë e tillë ndodhi, Ministrat rrëfyen aktivitetet që kanë ndërmarrë pas vërshimeve të 6 gushtit. Ata thonin se kjo ishte një katastrofë që nuk mundej të parandalohej.
Në mbledhjen e jashtëzakonshme Kuvendi ka miratuar një dokument të përbashkët ku janë shkruar disa pika si përmbledhje e debatit. Këto vendime i votoi vetëm VMRO dhe BDI, ndërsa LSDM ishte e pa kënaqur nga vendimet ku askush nuk mori përgjegjësi. PDSH lëshoi punën e Kuvendit.
Ajnur Bafqari /SHENJA/

Loading...