Ballina Lajme Vërshimet, pronat e dëmtuara vështirë po kthehen në normalitet

Vërshimet, pronat e dëmtuara vështirë po kthehen në normalitet

SHPËRNDAJE
Shumë familje në Hasanbeg të Shkupit nuk mund të kthehen nëpër shtëpitë e tyre, të cilat janë të shkatërruara pothuajse në tërësi dhe të mbuluara nga balta. Në mesin e këtyre familjeve është edhe ajo Fejzullai nga Hasanbegu . 8 anëtarët e kësaj familje janë strehuar tek të afërmit e tyre deri në ringritjen e pronës së tyre. 
“ Kjo është shtëpia e familjes Fejzullai nga Hasanbegu gjendja e së cilës është e pabanueshme, familjarë e vullnetarë të shumtë kanë pastruar por prapë gjendja e saj është e papastër dhe kaotike”.
“Momentalisht kushtet I kemi shumë të vështira , familjen e kam të vendosur në Kumanovë , për të jetuar në këtë shtëpi nuk ka kurrfarë shanse se I kam fëmijët e vogël, vajzën dy muajsh jam me pleq, I kam nënën dhe babën 82 vjeçar kam edhe fëmijë pak më të rritur. Për momentin jemi në fshatin Nikishtak, në mbrëmje shkojmë atje ndërsa ditën vijmë pastrojmë. 12:05 Nuk ma merr mendja të kthehemi këtu prapë, me fëmijë të vogël jo…këtu të jetoj më nuk ka shanse , frikësohem, çdo moment mund të bien”.
Fatin e njëjtë po e përjeton edhe familja Rushiti, e cila ka humbur shpresat se së shpejti mund të kthehet në shtëpinë, në të cilën dikur kishte përplot lumturi.
“Për momentin qëndroj te djali,te shtëpia tjetër. Këtu nuk mundemi të jetojmë pa mos u pastruar pa mos u dezinfektuar e shihni se nuk është për jetesë këtu. Ekipe të dezinfektimit ende në këtë lagje nuk kanë kalaur. Problemi më I madh është era, nëse mundet të bëhet dezinfektimi të mos marrim ndonjë sëmundje se do të kemi problem me sëmundje ne këtu , për banim është problem, katin e dytë e kam të tharë dhe aty flejë momentalisht, ndërsa familjen e kam dërguar nëpër miqësi”, tha Selver Rushiti. 
Edhe shtëpia e Abdullah Ajetit rrezikon shembjen si pasojë e dëmeve të mëdha.
“Jemi të shpërndarë nëpër familjet tona në Shkup. 2:03 Pesë gjashtë herë jemi duke e pastruar bodrumin por përsëri mbushet me ujë , meqë është më thellë dhe gjithë ujërat po grumbullohen këtu”, u shpreh Abdullah Ajeti, banor.
Banorët e Hasanbegut thonë se deri tani pastrimi i shtëpive është bërë kryesisht me ndihmën e familjarëve dhe vullnetarëve të shumtë, ndërsa autoritetet sipas tyre nuk kanë qenë efikase.


Vjollca Aliti