Ballina Lajme Veriu i Shqipërisë mes tymit e flakëve, frikë e panik te qytetarët,...

Veriu i Shqipërisë mes tymit e flakëve, frikë e panik te qytetarët, zjarri “mbërthen” dhe Kalimashin

SHPËRNDAJE
Zjarr në zonën pyjore pranë tunelit të Kalimashit. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se zjarri ka rënë në zonën e quajtur ‘Vathi i Lugjeve’.
 
Ndërkohë, nuk dihet se sa është sipërfaqja që është përfshirë nga flakët, ndërsa forcat zjarrëfikëse kanë nisur aksionin për lokalizimin dhe shuarjen e tij.
 
Prej disa ditësh vatrat e zjarrit kanë djegur sipërfaqe të mëdha pyjore, duke rrezikuar madje edhe banesat aty pranë. Rasti më i fundit ishte zjarri në malin e Shëngjinit dhe ai në zonën e ‘Ranës së hedhun’, ku u desh ndërhyrja e helikopterëve dhe forcave të ushtrisë për të shuar zjarrin.