Ballina Lajme Tetovë, zjarri në bujqësore ka shkaktuar vetëm dëme materiale (VIDEO)

Tetovë, zjarri në bujqësore ka shkaktuar vetëm dëme materiale (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Kanë filluar sot hetimet për shkaqet e zjarrit që mbrëmë shpërtheu në stallën e kafshëve në shkollën e mesme bujqësore në Tetovë, i cili për një kohë të shkurtër dogji tërësisht objektin. Një i punësuar në Mosha Pijade që mbrëmë në momentin e shpërthimit të zjarrit ka ndodhur afër stallës, rrëfen se zjarri ka shpërthyer dhe është përhapur shumë shpejtë. Edhe pse zjarrfikësit kanë arritur në kohë, megjithatë nuk kanë arritur të shpëtojnë objektin apo rezervat ushqimore që kanë ndodhur në të.

“Pasi lava traktorin, vetëm se kam parë flak të madhe këtu. Vrapova thirra ndihmë erdhën edhe ata këtu dhe lëshuam hidrantin, bashkë me rojen. Veç kur e kam pa flakën as tym doli asgjë ama flakë të çuditshme shumë”, u shpreh një dëshmitarë.
Ndonëse për shuarjen e zjarrin kanë intervenuar dymbëshjetë zjarrfikës me pesë kamionë, por flakët e zjarrit për një periudhë të shkurtër e kanë shkrumbuar objektin. Për fat të mirë nuk ka pasur viktima. Dyshohet se stallës i është vënë zjarri qëllimisht ndërsa pas hetimeve policia ditëve të ardhshme do ti bëjë të ditura edhe shkaqet për zjarrin.
Bashkim Sulejmani