Ballina Lajme Tërmeti rrafshon qytete në Itali, mbi 60 viktima, mes tyre shumë fëmijë....

Tërmeti rrafshon qytete në Itali, mbi 60 viktima, mes tyre shumë fëmijë. Kërkohet për të zhdukur

Një tërmet i fuqishëm ka ‘gjunjëzuar’ Italinë qendrore, në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar të vdekur e të plagosur, ndërsa shumë banesa janë rrafshuar.
Lëkundja e parë, me magnitudë 6 e shkallës Rihter, ndodhi rreth orës 03:36 me epiqendër 2 km larg Accumoli (Rieti).Pas lëkundjes së parë, janë ndjerë edhe dy të tjera, me mangitudë 5,1 dhe 5.4, me epiqendër 5 km larg Norcia-s.
Zona e Amatrice ka pësuar dëmet më të mëdha, ku kryebashkiaku i saj është shprehur se qyteti pothuajse nuk ekziston më.  Nder zonat e prekura rende jane dhe  Accumoli e Arquata del Tronto.
Sipas mediave italiane, 63 persona kanë humbur jetën, me styre shume femije. Ndërsa qindra të tjerë janë plagosur apo zhdukur nën rrënoja.
Zona që u godit nga tërmeti në Itali është shumë pranë Aquilas- që u shkatërrua nga një tërmet i fortë në 2009-ën. Në këtë zonë ka shumë ndërtime historike, monumente kulture, të cilat janë rrënuar.
Ambasada shqiptare vë në dispozicion një numër emergjence: Numri i kontaktit operativ është +39 3420498192. Çdo qytetar shqiptar që ka nevojë të kontaktojë Ambasadën, mund të telefonojë në këtë numër, i cili qëndron në funksion 24 orë ne ditë”, njofton ambasada.

Tërmeti në Itali, 5 shqiptarë të plagosur dërgohen me helikopter në Romë
Mediat italiane bëjnë të ditur se një helikopter me 9 të plagosur nga tërmeti në Amatrice, ka mbërritur në spitalin Gemelli në Romë. mes të plagosurve janë 5 shtetas shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur. Gazeta “La Repubblica” bën të ditur se një grua shqiptare me këmbë të thyer është futur në sallën e operacionit.
Në helikopterin me të plagosur që mbërriti në Romë është edhe një vajzë 12 vjeçare, me traumë në kokë. Asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.
Tjetër tërmet i fuqishëm në Italinë Qendrore, lëkundjet ndihen edhe në Romë
Një tjetër tërmet i fuqishëm është ndjerë rreth orës 13:50 në Arquata del Tronto, pak kilometra larg zonës ku kishte epiqendrën tërmeti shkatërrues që rrafshoi qytete e shkaktoi dhjetëra viktima në Italinë Qendrore. Sipas mediave italiane, lëkundjet janë ndjerë edhe në Romë.
Kaq ishte ora kur ra termeti




Ngec ora ne kembanen e Torre Civica e shekullit te XIII, ne qender te Amatrices. Akrepat jane bllokuar ne castin 


Autoritetet bëjnë apel: Dhuroni gjak, na nevojitet çdo lloj grupi

Autoritetet spitalore në provincën Rieti bëjnë apel për dhurim gjaku.
“Për shkak të tërmetit të ndodhur në orët e para të mëngjesit, kemi nevojë për gjak. nevojitet çdo lloj grupi. Dhuroni gjak nga ora 8 deri në 11 në spitalin ‘De Lellis në Rieti”- thuhet në apelin drejtuar qytetarëve.

Shkatërrohet spitali në qytetin Amatrice: Pacientët me barela nëpër rrugë
Tërmeti i fuqishëm shkatërroi disa reparte të spitalit Grifoni në Amatrice, që ndodhet në dalje të qytetit.
Alarmi në spital u dha menjëherë sapo nisën lëkundjet, duke bërë që pacientët të nxirreshin në rrugë me barela.
“Janë shkatërruar shumë reparte, por të sëmurët në repartin tim u shpëtuan të gjithë nga personeli i spitalit.”- deklaroi për mediat mjeku Fabrizio Di Biase.
Tashmë të gjithë të lënduarit po dërgohen në spitalin ‘De Lellis’ në Rieti, ku autoritetet kanë bërë apel për dhurim gjaku.
qe ka rene termeti.
Orë tmerri: “Dëgjonim fëmijët që bërtisnin nën gërmadha…”
Mbi 150 persona rezultojnë të zhdukur, 2 foshnje humben jeten dhe dhjetra te vdekur numerohen deri ne mesdite, por tragjedia në Italinë qendrore vijon. Cdo minutë e vonuar mund të kushtojë me jetë njeriu. Cdo minutë e vonuar mund të kushtojë me jetë njeriu. Shumë persona, mes të cilëve fëmijë mundën të nxirren nga gërmadhat e banesave vetëm sepse ulërinin të tmerruar. Ndihma e shpejtë po shpëton shumë prej tyre. “Mjafton te arrish te kapesh duart dhe pastaj aq, i nxjerr”, thote nje prej personave te ndihmës së shpejtë. Por orët e tmerrit nuk kanë fund për italianët e prekur nga tërmeti qe goditi qytetin teksa banoret flinin te qete.
Kryebashkiaku i Accumoli: Qyteti është pothuajse i shkatërruar
Qyteti Accumoli është ndër qytetet ku tërmeti ka shkakuar më tepër dëme.
“Qyteti është pothuajse i shkatërruar, godina e policisë, kishat, dhe shumë banesa janë rrafshuar.”- deklaroi kryebashkiaku Stefano Petrucci.
Amatrice, femija disa muajsh nxirret i vdekur nga rrenojat
Nje bebe disa muajshe, diku 9 muajsh eshte nxjerre e pajete nga rrenojat e baneses qe ia shkaterori termeti ne qender te di Arquata del Tronto. Prinderit u nxorren te gjalle dhe u derguan ne spital, por nuk mbeti shume per t’u bere per beben disa muajshe.
Të mbijetuarit rrëfejnë tmerrin: ‘Për 10 sekonda u shkatërrua gjithçka’
“Shpëtova për mrekulli, sepse sapo u zgjova për të shkuar në punë. Sapo u ngrita nga shtrati ndjeva lëkundjet. 10 sekonda mjaftuan për të shkatërruar gjithçka.” Kështu deklaroi Marko, operator ekologjik në Amatrice, i cili i mbijetoi tërmetit të fuqishëm që tronditi Italinë qendrore, në orët e para të mëngjesit të sotëm.
“Mbaj mend që tërmeti i 2009-ës që goditi Aquila-n zgjati më shumë. Sot në një moment ndodhi gjithçka.”- u shpreh ai.
Një tjetër i mbijetuar, që ndodhej në Configno, në periferi të Amatrice thotë se gjithçka dukej si një makth.
“U zgjuam në 3:35, mobiliet po rrëzoheshin të gjitha, ndërsa muret lëkundeshin. Dolëm nga shtëpia me shpejtësi ashtu siç ishim. Shumë njerëz janë ende vetëm me të mbathura në rrugë.”- rrëfen ai.
Ndërkohë, një vajzë me emrin Elisa shkruan në rrjetin social “Twitter”: “Që prej orës 3:36 nuk kam pushuar së pari. U zgjova kur babai hyri në dhomën time duke bërtitur, ndërsa nëna më thërriste në emër. Kam qëndruar gjithë natën rrugëve, nuk mund të futesha dot në shtëpi nga frika”.
Turisti amerikan Michael Gilroy deklaroi për CNN: “Ishte sikur ta kishe montuar krevatin mbi patina. Jam nga Kalifornia dhe e di se çdo të thotë të goditesh nga tërmeti”.
Edhe nëndrejtoresha e ‘New York Times’, Emma Tucker, e cila ndodhet në Itali për pushime, shkroi në “Twitter”: “Dolëm nga shtëpia jonë në Marche, sepse Italia u godit nga një tërmet i fortë. Ka gërmadha e pluhur kudo. Pas pak u futëm në shtëpi, por lëkundjet rinisën dhe dolëm prap në kopsht. Ishte një tmerr.”
Itali, nxirren nga gërmadhat 2 vëllezër, gjyshja i shpëtoi duke i futur poshtë krevatit
Në mes të historive të dhimbshme që vijnë nga Italia Qendrore, pas tërmetit shkatërrues që shkaktoi dhjetëra viktima, ka edhe histori që mund të konsiderohen mrekulli.
Dy vëllezër 4 dhe 7 vjeç janë nxjerrë të gjallë nga gërmadhat, pasi gjyshja i futi poshtë krevatit sapo ndjeu lëkundjet e tërmetit.
Fëmijët ndodheshin në shtëpinë e gjyshes, në Pescara del Tronto, provincë e Ascoli Piceno, e shkatërruar tërësisht nga tërmeti.
Tashmë grupet e shpëtimit po punojnë për të nxjerrë nga rrënojat gjyshen, e cila dëgjohet teksa kërkon ndihmë.
MPJ: Deri tani nuk ka shqiptarë të lënduar  
MPJ shpreh ngushëllimet dhe solidarizohet me Italinë ne këto momente te vështira
Ministria e Punëve të Jashtme solidarizohet me Italinë mike në këto momente te vështira te shkaktuara prej tërmetit që goditi dje në mbrëmje rajonet e Lazios dhe Marches, me pasoje humbjen e jetëve njerëzore dhe dëme të mëdha materiale. Duke Ju gjendur pranë qeverisë dhe popullit Italian në këto çaste të vështira shprehim ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave.
Ministria e Punëve të Jashtme është në ndjekje të situatës dhe nga njoftimet e deritanishme nga Ambasada jone ne Rome informohemi se deri ne këto momente nuk rezulton qe te ketë qytetarë shqiptarë të lënduar. Ambasada e Republikës se Shqipërisë ne Rome për t’ju ardhur ne ndihme, vendos ne dispozicion te qytetareve shqiptar numrin e emergjencës +393420498192. Ministria e Punëve te Jashtme, është ne ndjeke te situatës dhe do te informoi ne vijimësi opinionin publik.


Loading...