Një grua vdiq, kurse një burrë u lëndua nga shtërngata që goditi Groznin, kryeqytetin e Çeçenisë.
Era e fuqishme rrëzoi drunjtë, çatitë e shtëpive dhe billbordet e reklamave. kurse rrugët u përmbytën nga shiu. Në qytet u shpall gjendje e jashtëzakonshme, transmeton Tetova News.
Janë dëmtuar çatitë e shumë objekteve, duke përfshirë shkolla, spitale, institucione kulturore, qendra sportive dhe një stacion televiziv. Era e fuqishme rrëzoi skelen e një kantieri ndërtimi dhe kjo shkaktoi vdekjen e gruas 21 vjeçe.
Stuhia goditi edhe rezidencën e Presidentit çeçen, Ramzan Kadirov./TetovaNews