Ballina Lajme SHKOLLA E STRAÇINCËS RREZIKON TË SHEMBET (VIDEO)

SHKOLLA E STRAÇINCËS RREZIKON TË SHEMBET (VIDEO)

SHPËRNDAJE
Vërshimet në Shkup rrezikojnë të lënë edhe pa shkollë fëmijët e fshatit Straçincë, raporton SHENJA.
 Ankesat e vazhdueshme për disa vite të banorëve për objektin e dëmtuar të shkollës së fshatit dhe nevojës për rinovime kanë hasur në vesh të shurdhër tek autoritetet komunale. Por, pas vërshimeve të fundit, tani objekti i shkollës është tërësisht i dëmtuar dhe i rrezikuar.
Sipas banorëve, tani fshati është pa shkollë dhe nuk kanë shpresë se deri në shtator autoritetet do të marrin masa. Ata potencojnë se përveç objektit të rrezikshëm, nxënësve në shkollë u kanosen edhe epidemitë.
Siç thonë banorët, edhe pse Straçinca është përfshirë rëndë nga vërshimet ata deri më sot, nuk i ka vizituar askush nga funksionarët shqiptarë, por vetëm kreu i VMRO-DPMNE-së.
Shkolla e fshatit Straçincë është në kuadër të shkollës “Kirilli dhe Metodij” dhe autoritetet e Komunës së Gazibabës dhe Ministrisë së Arsimit, deri më tani asnjëherë nuk i kanë pranuar projektet e banorëve për rinovimin e saj.
Mefail Ismaili /SHENJA/


Shkolla e Straçincës rrezikon të shembet by tvshenjaofficial