Ballina Lajme Sherr në familje, tetovari i dehur rreh gruan dhe e kërcënon me...

Sherr në familje, tetovari i dehur rreh gruan dhe e kërcënon me thikë

SHPËRNDAJE
Foto ilustruese
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tetovë
ditën e djeshme, ku një burrë 42­ vjeçar (B.R), në gjendje të dehur, ka rrahur gruan
e tij (XH.R) dhe më pas e ka kërcënuar edhe me thikë.
Burri i bërë xurxull nga alkooli, u kthye në
shtëpi dhe filloi sherrin verbal me gruan, duke e ofenduar dhe kërcënuar se do
ta therr me thikë. Pastaj me një shkop ai ka goditur tavolinën dhe derën, në ndërkohë
edhe gruan e ka goditur në kokë dhe në trup.
Rastin në polici e ka dennocuar gruaja e
keqtrajtuar. Ajo ka kërkuar ndjekje penale për burrin e saj.

Policia ka arrestuar agresorin, e ka
mbajtur të privuar nga liria, pastaj e ka lënë të lirë. Pas shqyrtimit të
rastit ai do të përballet me padinë adekuate penale./TetovaNews