Ballina Lajme Rroga mesatare në Maqedoni

Rroga mesatare në Maqedoni

Me një rrogë mesatare prej 22.187 denarësh, ose 360 euro, qytetarët e Maqedonisë me zor e kalojnë muajin. Statistikat tregojnë se ata që jetojnë nga rroga, vazhdojnë të bëhen ende më të varfër.
Në pesë vitet e fundit, rroga mesatare është rritur për 1068 denarë, kurse harxhimet mujore për një familje katëranëtarëshe që jeton në një banesë prej 50 metër katror dhe nuk ka veturë, janë 32.325 denarë.
Statistikat tregojnë se rroga mesatare e qershorit të sivjetëm ishte më e lartë se e vitit të kaluar, por më e ulët se e muajit maj të këtij viti, kurse Banka qendrore tregon se 60% e të punësuarve marrin rrogë që është më e ulët nga mesatarja, kurse 16.2% kanë rrogë sa mesatarja, ose pak më të lartë.
Tv Telma bën të ditur se mbi 40.000 denarë në muaj marrin vetëm 1.2% e të punësuarve. Rroga më të larta marrin të punësuarit në financa, sigurime dhe furnizim me rrymë dhe gaz. Më të paguar janë programerët, kurse më pak të paguar janë lëkurëpunuesit dhe këpucëtarët.
Loading...