Ballina Lajme Rimëkëmbja e zonave të përmbytura (VIDEO)

Rimëkëmbja e zonave të përmbytura (VIDEO)

Hasanbegasit duket se kanë nisur ti kthehen jetës normale. Shumë banorë që takuam në rrugë thanë për Alsat-M se kanë tejkaluar vështirësitë e mëdha por duke shtuar se ka akoma shumë punë për tu bërë. Sipas tyre, më prioritare mbetet rindërtimi i shtëpive, pastrimi dhe dezinfektimi në tërësi i fshatit.
“Diçka ka nis por akoma ka shumë për tu punu, diçka nuk është mirë por siç ishte puna tash është rregullu. Vlerësimi i dëmeve është kah fundi, tash i bëra gati dokumentet për vlerësimin e dëmeve të bujqësisë. Pastrimi po shkon deri diku mirë, më parë nuk kemi mund as të kalojmë, kemi qenë shumë në gjendje të vështirë ky fshat”.
“Ka nis pak të përmirësohet por shumë vështirë ka qenë, por çka vjen prej Zotit nuk kemi çka të bëjmë ne. Dikush kalu edhe më keq, me viktima. Ne kemi qenë më mirë, jemi te shkolla. Kanë ardh me pastru, na kanë pastru turqit krej rrugët, e kanë bë dezinfektimin, më mirë jemi”.
“Kanë pastru, janë duke dezinfektu, por ka edhe disa gjëra për të cilat askund nuk kemi mrri, momentalisht shtëpia jonë është rrënu. Komisioni duhet me dal në vend të ngjarjes por ende nuk ka dal”.
Edhe në aspektin shëndetësor gjendja pothuajse është normalizuar. Kështu thonë zyra mobile e Institutit të shëndetit publik në Shkup duke shtuar se gjatë ditës së sotme kishin vetëm dy raste të fëmijëve me diare.
“Nuk ka fluks të madh të pacientëve sikur ditët e para që ishte që nënkupton edhe situata pak a shumë normalizohet dhe është më e qetë. Kemi pacientë që paraqiten me lëndime të vogla, pak a shumë ato i trajtojmë por ditët e fundit janë pacientë që janë me terapi të rregullt, që vijnë për terapi të rregullt, atë terapi që e kemi në dispozicion ua ofrojmë..Numër shumë i vogël i fëmijëve të cilët ishin pak a shumë me jashtëqitje mirpo kanë qenë raste të rralla, sot kishim vetëm dy raste me diare dhe ua dhamë terapinë e duhur”, deklaroi Selajdin Memeti, Instituti i shëndetit publik Shkup.
Ndërkohë që jeta normale ka nisur të kthehet në Hasanbeg, banorët e këtij vendbanimi të përmbytur vazhdojnë të kenë nevojë për ndihma nga më të ndryshmet, veçanërisht pako higjienike, veshmbathje dhe shtretër. Ndërsa, Kryqi i Kuq dhe shumë organizata humanitare edhe gjatë ditës së sotme shpërndanë ndihma për hasanbegasit.
Melihate Rustemi

Loading...