Ballina Lajme “Ra kambana e Papandisë”, kënga arbëreshe në televizionin grek (VIDEO)

“Ra kambana e Papandisë”, kënga arbëreshe në televizionin grek (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Video emocionuese ku shfaqen djem arbnor duke shqiptuar në gjuhën e tyre këngën e vjetër të të parëve nga Moreja
Është kaq emocionuese të dëgjosh këtë gjuhë arbnore të këndohet nga arbëreshët e Moresë në një televizion grek. Teksti emocionues i këngës arbëreshe në televizionin grek, tregon se sa krenarë ndjehen ata për gjakun e tyre arbnor. Profesor Shenasi Rama e përcjell videon përmes një mesazhi domethënës në facebook:
“Gjaku nuk bëhet ujë… na thanë se u asimiluan të gjithë. Për shumë vite kam dhënë e kam marrë me shumë nga shqiptarët e vjetër që e dinë mirë se kush janë, edhe me shoqatat e botimet e tyre. Edhe pse heshtin dhe nuk e kanë pranuar për shumë kohë se kush janë, por e dinë mirë dhe janë shumë krenarë. Ja edhe kjo këngë e mrekullueshme lirike e dashurie nga Manol Kapetanaki dhe shqiptarët e Moresë.
Arbërorët e Moresë këndojnë në një televizion grek këngën “Ra kampana e Papandisë” (katedralja në Kalamata, në jug të Moresë-Peloponezit).
“Ra kambana e Papandisë,
gru vajzo të vesh ndë klishë.
Ra kambana di tri herë,
gru Mari të pres te derë.
Ea të të puth një herë,
nani që kam pirë verë.
Ea nani kata nani,
ç’është mëma ga ljuvadhi”, shkruan Rama.