Ballina Lajme PRISHET MARRËVESHJA PËR BËRLLOKUN E TETOVËS, SONTE BANORËT BLLOKUAN KAMIONËT ME MBETURINA

PRISHET MARRËVESHJA PËR BËRLLOKUN E TETOVËS, SONTE BANORËT BLLOKUAN KAMIONËT ME MBETURINA

SHPËRNDAJE

Është shkelur marrëveshja për hedhjen e mbeturinave nga pika e ngarkim shkarkimit në Tetovë në deponinë “ Rusino”. Sonte do të duhej të nisë edhe zbatimi i marrëveshjes për hedhjen e mbeturinave nga deponia e Tetovës në deponinë “ Rusino”. Por diçka e tillë nuk do të ndodhë. Sipas informacioneve që mundi të sigurojë TV21, kamionët me mbeturina janë nisur në orën 22:00 që të shkojnë të shkarkohen, edhe pse sipas marrëveshjes bartja dhe shkarkimi i mbeturinave duhej të bëhej nga ora 1 e mëngjesit. Kjo gjë ka shkaktuar revoltë tek banorët e Bajnicës, të cilët kanë bllokuar kamionët dhe thonë se nuk do t’i lejonë të kalojnë. Kryetari i bashkësisë Lokale të Banjicës së poshtme, Nasir Asipi në një telefonatë për TV21, thotë se organet kompetente brenda tre ditëve, dy herë e kanë shkelur marrëveshjen dhe për këtë arsye e kanë humbur mundësi që mbeturinat e Tetovws të hidhen në “ Rusino”.