Ballina Lajme Përmbytjet vazhdojnë të marrin jetë njerëzish (VIDEO)

Përmbytjet vazhdojnë të marrin jetë njerëzish (VIDEO)

SHPËRNDAJE
Pasojat nga vërshimet e 10 ditëve më parë vazhdojnë të marrin jetë njerëzish. Sait Ameti, 88 vjet nga Hasanbegu ka vdekur të shtunën si pasojë e një infeksioni të madh në mushkëri, pasi trupi i tij, natën e përmbytjeve derisa po luftonte të mbetej i gjallë nga dallgët e mëdha të ujit ishte mbushur përplot me ujë të ndotur dhe mbetje kanalizimi. Djali i tij, Gazmend Ameti para kamerës së Alsat rrëfen momentet trishtuese kur babai i tij ishte gjetur në mes të oborrit pothuajse i vdekur.
Nga dita e shtunë në këtë familje është hapur konaku për ngushëllime. Mirëpo, siç rrëfen Gamendi mërzia në këtë familje është dyfishuar, fillimisht ishin dëmet e mëdha materiale ndërsa tani edhe humbja e kryefamiljarit.
Brenda shtëpisë së familjes Ameti çdo gjë është e shkatërruar, në shumë pjesë të shtëpisë akoma ka baltë dhe ujë. Të vetmit që kishin vizituar këtë familje ishin anëtarët e komisioni për vlerësimin e dëmeve.
Melihate Rustemi