Ballina Lajme Pedofilia në internet, Europol: 75 të arrestuar në gjithë BE-në

Pedofilia në internet, Europol: 75 të arrestuar në gjithë BE-në

SHPËRNDAJE
Të paktën 75 persona janë arrestuar në të gjithë Evropën, pasi akuzohen për shpërndarje të materialeve pedofile në internet. Këto kanë qenë të dhënat e publikuara policia italiane dhe Europoli, agjencia e zbatimit të ligjit në Bashkimin Evropian.
Në një njoftim Europol bënë të ditur se “kishin hetuar 611 raste te dyshimta nga forcat policore kombëtare të ndjekura nga 207 hetime penale”. Këto dyshime dhe hetime kanë sjellë dënimin e disave në mesin e 75 të arrestuarve. Një zëdhënëse tha se misioni, i quajtur “Operacioni Daylight”, përfshinte kombet e BE-së me përjashtim të Maltës dhe Republikës Çeke.
Nga ana tjetër, në një deklaratë të policisë italiane thuhet se rreth 100 persona, në të gjithë bllokun janë raportuar tek autoritetet gjyqësore për prodhimin dhe shpërndarjen në internet të materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve./BW