Ballina Lajme Nisin regjistrimet në universitete, “Nënë Tereza” nuk figuron askund

Nisin regjistrimet në universitete, “Nënë Tereza” nuk figuron askund

SHPËRNDAJE
Universitetet publike këtë javë hapin konkurset për regjistrimin e studentëve të viteve të para por në listën e tyre vazhdon të mungojë Universiteti “Nënë Tereza”, njofton Alsat M.
Për këtë universitet fillimisht u paralajmëruan gjithsej 1220 kuota të cilat tashmë vetëm disa javë para fillimit të vitit akademik, akoma nuk janë zyrtarizuar.
Gjatë shpalljes së kuotave për universitetet tjera publike, në muajin qershor, ministri arsimit dhe shkencës Pishtar Lutfiu, miratimi i tyre do të bëhet në seancën e ardhshme të qeverisë.
“Duke pasur parasysh faktin që ky është një universiteti iri, Komisionet amë i kanë shqyrtuar kuotat, i kanë përpunuar dhe kanë rënë në një konstatim dhe në seancën e radhës të Qeverisë do të kalojnë edhe kuotat e universitetit “Nënë Tereza” është formuar edhe një grup punues për të marrë përsipër të gjithë lokacionin dhe besoj që së shpejti do të rregullohen zyrat dhe studentët do të mund të drejtohen aty për regjistrimin në vitin e parë”, tha Pishtar Lutfu, ministër i arsimit.
Tani që kanë kaluar disa javë, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thanë që për vendimet rreth kuotave të universitetit të ri do të prononcohen ditët në vazhdim. Që nga publikimi i vendimit për Universitetin “Nënë Tereza”, ka pasur vonesa në formimin e komisioneve amë, në Þllimin e punimeve për ndërtimin e objektit të ri si dhe në gjetjen e një lokacioni për zhvillimin e përkohshëm të procesit mësimor.
Ndërkohë, objekti iri, nuk do të jetë gati për të paktën dy vitet e ardhshme. Javë më parë, Qeveria vendosi që t’irikthejë Universitetit të Tetovës fakultetet dhe degët studimore për të cilat fillimisht u vendos që të funksionojnë vetëm në Universitetin “Nënë Tereza”.