Ballina Lajme NË DITËN E 10-TË TË VËRSHIMEVE ARRIN NDIHMA INSTITUCIONALE NË HASANBEG (VIDEO)

NË DITËN E 10-TË TË VËRSHIMEVE ARRIN NDIHMA INSTITUCIONALE NË HASANBEG (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Në ditën e dhjetë pas vërshimeve, vërehet përmirësim i gjendjes nëpër shumicën e lagjeve të Hasanbegut. Në lagjet që janë më në brendësi të fshatit, sot është dita e parë që atyre u ka ardhur në ndihmë makineri për të ndihmuar në pastrimin e shtëpive. Banorët thonë se për ta, më të vështira ishin ditët e para pas vërshimeve, pasi ata ishin lënë të vetëm. Më pas, atyre u kanë ndihmuar organizatat joqeveritare, duke i furnizuar ata me ushqim, mjete higjienike dhe veshmbathje.
“Shoqatat humanitare na kanë sjellë për të ngrënë, s’ka problem aty,me ngrënë po. Mirëpo, edhe ato i ka sjellë vëllai prej poshtë, s’e kanë ditur nëse banon dikush këndej”, thotë njëri nga banorët.
“Ndihmë vetëm në ushqim, për atë s’mund të qahem. Tjetër send, asgjë”, thotë një banor tjetër.
Banorët thonë se në masë të madhe, pastrimin e llumit e kanë bërë vetë. Më pas atyre u kanë ardhur në ndihmë aktivistë të shumë, e nga dita e sotme, tek ata ka arritur edhe ndihma institucionale.
“Askush deti tani, dita e parë është sot”, thotë njëri nga banorët e anketuar.
“Megjithatë askush nuk është interesuar se ato ndihma se kush i jep. U deshtë unë të vrapoj, para shtetit. Unë kam punuar edhe në Austri,po kështu nuk ka pasur. Ndihmat i bën shteti, për çdo gjë shteti interesohet ”, shprehet një banor tjetër.
“Firma e turqve, All-llahu i ndihmoftë, All-llahu i shpërbleftë, se na kanë ndihmuar shumë. Plus falënderojmë edhe ushtrinë që kanë ardhur këndej pari, na kanë ndihmuar, kanë pyetur për çfarë kemi nevojë”, thotë një banor tjetër.
Banorët e lagjeve që janë në brendësi ta Hasanbegut, thonë se ata e kanë të pamundur të jetojnë në kushtet aktuale, pasi vërshimet u kanë shkatërruar gjithçka që kanë pasur. Ata apelojnë për ndihmë financiare, pasi vetë nuk kanë mundësi për të rinisur jetën, e nga ana tjetër, qeveria më herët ka premtuar kompensim të plotë të dëmeve.
Abdulla Berisha /SHENJA/


Në ditën e 10-të të vërshimeve arrin ndihma… by tvshenjaofficial