Ballina Lajme LR-PDSH TETOVË: HELMIMI I UJIT TË PIJSHËM ËSHTË TERRORIZËM INSTITUCIONAL NDAJ TETOVARËVE

LR-PDSH TETOVË: HELMIMI I UJIT TË PIJSHËM ËSHTË TERRORIZËM INSTITUCIONAL NDAJ TETOVARËVE

SHPËRNDAJE

Lëvizja për Reforma në PDSH ka vlerësuar se komuna e Tetovës po ndodhet përballë sfidës së ujit të helmuar dhe që ende nuk arrin të asistojë për ta kthyer situatën e ujit në normalitet. Si pasojë e pakujdesisë së ELEM-it, është dëmtuar tubi kryesor që furnizon ujësjellësin e qytetit, me këtë për një kohë të gjatë është ndotur rezervuari i ujit, duke vënë në rrezik shëndetin e banorëve të Tetovës. “Sikur të ishin ndjekur procedurat e sigurisë dhe dhënies së lejes, nuk do të kishte ardhur gjendja deri në këtë masë, sa që të kemi “helmim” masiv të tetovarëve”, theksohet ndër të tjera në reagim. Lëvizja për Reforma – PDSH reagon ndaj veprimeve të tilla të papërgjegjshme të NPK “Tetova” dhe ELEM-it, si dhe mos marjes së masave të nevojshme nga ana e autoriteteve të Komunës së Tetovës. Partia vlerëson se zbulimi i gypit kryesor dhe lënia nën qiell të hapur dhe pa mbrojtje adekuate, është karakteristikë dhe e ngjashme me terrorizëm institucional që ushtrohet ndaj banorëve të Tetovës. /SHENJA/