Ballina Lajme Ku shkoi gruaja dhe e bija që u “shpëtuan” në Hasanbeg?

Ku shkoi gruaja dhe e bija që u “shpëtuan” në Hasanbeg?


“Deri më tani, asnjë shtetas shqiptarë nuk ka kërkuar ndihmë nga Ambasada dhe asnjë denoncim nuk është bërë nga shtetas nga Shqipëria për zhdukje të familjarëve të tyre. Tani për tani, pretendimet se është gjetur nënë e bijë nga Shqipëria i hedhim poshtë”, thonë shkurt në Ambasadën e Shqipërisë në Shkup. Por, Besim Veseli edhe të enjten ka thënë se “nënën dhe vajzën i ka dorëzuar te ambulanca e Ndihmës së Shpejtë në Maxhari”

Zejnulla VESELI 
Në Sektorin e Punëve të Brendshme në Shkup nuk është paraqitur se personi Besim Veseli, dy ditë më parë, ka gjetur dy persona të gjallë – nënë e bijë, të cilat siç ka rrëfyer banori i Hasanbegut, katër ditë kanë qenë të ngujuara në baltë në Hasanbeg dhe ka arritur t’i shpëtojë dhe t’i dërgojë në spital. Nëpërmjet një njoftimi, Ministria e Punëve të Brendshme madje ka thënë se në asnjërin nga Spitalet e Shkupit nuk është paraqitur pacientë të sjellë me ndihmën e shpejtë e që janë shtetas të Shqipërisë, ose që janë gjetur dy ditë më parë në gjendje të rëndë shëndetësore. “Rrjetet sociale dhe portalet njoftuan se personat sipas të gjitha gjasave janë nga Shqipëria dhe se emri i nënës nuk dihet, përkatësisht ndaj tyre, po kryhet procedura për identifikim. Në SPB-Shkup nuk është paraqitur kurrfarë ngjarje, ndërsa nga ana e Njësisë për informata – Komanda në SPB në Shkup, në mënyrë telefonike është vënë kontakti me Spitalin e përgjithshëm të qytetit ‘8 Shtatori’, Spitalin e përgjithshëm të qytetit ‘Shën Naumi i Ohrit’, kompleksin e klinikave ‘Nëna Terezë’ dhe Ndihmën e Shpejtë të Qytetit të Shkupit, m ç’rast është konstatuar se tek asnjëri spital i qytetit nuk janë sjellë as paraqitur persona të këtillë”, thuhet në komunikatën e MPB-së. Edhe nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë kanë mohuar që deri tek ata, të jetë denoncuar i humbur ndonjë shtetas shqiptarë, e aq më pak, një grua me të bijën. “Deri më tani, asnjë shtetas shqiptarë nuk ka kërkuar ndihmë nga Ambasada dhe asnjë denoncim nuk është bërë nga shtetas nga Shqipëria për zhdukje të familjarëve të tyre. Tani për tani, pretendimet se është gjetur nënë e bijë nga Shqipëria i hedhim poshtë”, thonë shkurt në Ambasadën e Shqipërisë në Shkup. Por, Besim Veseli edhe të enjten ka thënë se “nënën dhe vajzën i ka dorëzuar te ambulanca e Ndihmës së Shpejtë në Maxhari”. “U nisa nga shtëpi që qumështin e grumbulluar nga ferma e lopëve ta çoj në Belimbegovë. Të qarkorja për në fshatin Haraçinë me ndaluan policia dhe nuk me lejonin të shkoj drejt daljes së djathë që lidhet me autostradën. Mirëpo, jam pak kokëfortë dhe disi u ika policisë dhe u nis për në Belimbegovë. Rreth 1 kilometër larg qarkores, e kam një arrë të mbjellë me misër. U ndala dhe fillove të shohë misrin. Rastësisht pashë dy njerëz që ishin në baltë deri në fyt dhe po shihja se njëri nga ata lëvizte vetëm dorën. Në atë momentin nuk mendova aspak për vetën u futa menjëherë dhe ashtu siç po afrohesha, vërejta qartë se bëhet fjalë për një grua dhe një fëmijë. I kapa të dy përnjëherë dhe e para gjë që më ra ndërmend ishte të dalim të tre gjallë. E pyeta gruan se kush është, nga është…, por ajo ishte tepër e trishtuar dhe e lodhur sa vetëm me tha se do ta lajmërojë burrin e saj, por nuk arriti të më tregon numrin e telefonit. Nga gjuha që fliste ngjante të ishte e Shqipërisë. Ndërsa kuptova se vajza quhej Venera, sepse ajo më pyeti se si është Venera, vajza e saj”, thotë Veseli, duke shtuar se me shumë mund ka arritur t’i nxjerrë nga blata dhe i ka futur në veturë. “Kur i futa në veturë me shishen e ujit që kisha me vetë arrita te ju a laj fytyrën që i kishin me plot lloç. E pyeta sërish se si e ka emrin dhe nga është por nuk mundej te fliste, sepse ishte shume e trishtuar. Rrugës për në spital në lagjen Maxhari e takova një ambulancë të Ndihmës së Shpejtë dhe menjëherë atyre jua dorëzova. Ata aspak nuk më pyeten se kush jam. Të mërkurën isha në spitalin e shtetit dhe në Qendrën për Urgjencë, pyeta se mos Ndihma e Shpejtë të martën i kanë sjellë këtu një grua dhe një fëmijë, por nuk më dhanë asnjë informatë. Një nga personeli i Qendrës së Urgjencës më tha se atë ditë disa persona kanë ardhur dhe si duket i kanë marrë. Ndoshta ka qenë babai i vajzës”, tha Burim Veseli. Ai ka thënë për gazetën KOHA se të mërkurën, një ekip policor e kishte vizituar shtëpinë e Veselit, porse deklaratë me rrëfimin e shpëtimit të gruas dhe fëmijës ka dhënë vëllai i tij, pasi ai, siç thotë vet Besimi, ka qenë në fermën e lopëve”. 

Loading...