Ballina Lajme Kjo është çmenduria e rradhës që ka shkaktuar loja “Pokemon Go” (VIDEO)

Kjo është çmenduria e rradhës që ka shkaktuar loja “Pokemon Go” (VIDEO)

Loja ‘’Pokemon Go’’ po arrin të ketë efektin e çuditshëm sikurse asnjë aplikacion tjetër tek njerëzit.

Për të tentuar në kapjen e krijesave virtuale siç janë të paraqitura në këtë lojë, tashmë po vrapon e gjithë e bota, përcjellë Klan Kosova.
Ndonëse të gjithë i dini rezultatet se çfarë ka sjell kjo lojë tek bota e njerëzimit, tajvanezët siç duket po dalin të jenë më entuziastët për ‘’Pokemon Go’’.
Një argument i tillë dëshmohet pikërisht me këto pamje të publikuara në videon e mëposhtme e që janë kapur në kryeqytetin Taipei.
Aty shihet një rrëmujë e shkaktuar nga njerëzit të tërbuar të gjithë duke vrapuar në kapjen e një krijese virtuale Pokemon, e cila mund të gjendet shumë rrallë.

Loading...