Ballina Lajme IVANOV KËRKON PËRGJEGJËSI NGA INSTITUCIONET PËR MENAXHIM ME KRIZA DHE MBROJTJE E...

IVANOV KËRKON PËRGJEGJËSI NGA INSTITUCIONET PËR MENAXHIM ME KRIZA DHE MBROJTJE E SHPËTIM

Nuk mund të lejohet që e tërë barra me menaxhimin me fatkeqësitë elementare të bjerë ndaj Armatës dhe policisë, ku në kohë të njëjtë ata kanë dërguar forca për mbrojtjen e kufirit shtetëror. Është papërgjegjësi të harxhohen resurset e Armatës që të kursehen resurset personale, porositi presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorgje Ivanov në fjalimin me rastin e shënimit të 18 Gusht – Dita e Armatës, duke u përqendruar në vërshimet e paradokohshme që e përfshinë rajonin e Shkupit.
Ivanov bëri thirrje institucioneve kompetente nga sistemi për menaxhim me kriza dhe nga sistemi për mbrojtje dhe shpëtim të veprojnë në pajtim me kompetencat e tyre ligjore.
“U bë shprehi që gjatë çdo fatkeqësie elementare së pari të angazhohet Armata. Ajo është shprehje e besimit se Armata  me sukses do ta kryejë punën e dhënë. Si komandant suprem mundem me krenari të them se Armata çdo herë e ka merituar këtë besim. Por, çka thotë kjo praktikë për gatishmërinë e institucioneve të tjera kompetente”, tha në fjalim presidenti i Maqedonisë.
Loading...