Ballina Lajme Ish-ministri i Kulturës Xhemaili në Prokurorinë Speciale, në bisedë për “Shkupi 2014”

Ish-ministri i Kulturës Xhemaili në Prokurorinë Speciale, në bisedë për “Shkupi 2014”

SHPËRNDAJE
Ish-ministri i Kulturës, Arifhikmet Xhemaili gjatë qeverisjes së PDSH-së me VMRO-DPMNE në periudhën 2007-2008 është thirrur në Prokurorinë Speciale.
Ai sot ka hyrë në bisedë informative në Prokurori, ndërsa siç mësohet arsyeja e ftesës për të është projekti “Shkupi 2014”, që fillimet i ka pasur në këtë periudhë, kur Xhemaili në cilësinë e ministrit nuk e kishte firmosur ate dhe vendimi më pas ishte miratuar drejtpërdrejt nga Qeveria.
Nga Prokuroria Speciale nuk kanë zbuluar se përse është thirrur në bisedë ish-ministri i Kulturës. (INA)