Ballina Lajme IBRAHIM KELMENDI: DËSHMI PËR AGRESIVITETIN E KURANIT PËRMES 271 AJETEVE TË TIJ

IBRAHIM KELMENDI: DËSHMI PËR AGRESIVITETIN E KURANIT PËRMES 271 AJETEVE TË TIJ

KURANI – AJETE PROBLEMATIKE [1-40 ajete]

Meqë një kategori e muslimanëve po keqkuptojnë, sikur unë vetëm po trilloj kundër Kuranit, se paskësh ajete agresive, po ofroj në vazhdime nga këto ajete që i kam identifikuar e seleksionuar si agresive, për ata që janë të interesuar të kenë informacion më të plotë për Kuranin.
Meqë muslimanët më të thekur po e parapëlqejnë për shqipërues Hasan Efendi Nahin, i kam ofruar edhe sipas tij, duke i shënjuar në fund me *
Ajetet që nuk e kanë në fund *, janë të shqipëruar nga Sherif Ahmeti.
Do ti ofroj 271 ajete, se mos ndoshta turpërohen ata që na zhurmojnë për Kuranin si paqësor e vepër e Zotit.
Ajetet janë të radhitura siç janë në Kuran, nga surja e dytë e tutje:
***
Zemrat e tyre janë të sëmura e Perëndia ua shtoi atyre sëmundjen; ata i pret dënim i ashpër, për shkak se gënjejnë. [2:10]*
***
Perëndia ia ka zbritur shpalljen atij që ka përzgjedh Ai nga robërit e tij; dhe u kthyen pezëm mbi pezëm! E mohuesit i pret dënimi poshtërues. [2:90]*
***
O besimtarë! Mos thoni: “Ráiná”, por thuani: “Undhurná”, – shikona neve dhe dëgjoni! E, për mohuesit ka dënim pikëllues. [2:104]*
***
O besimtarë! Është porosi për ju ndëshkimi për vrasje: I liri për të lirin, skllavi për skllavin dhe femra për femrën; e atij që ia falë farefisi i të vrarit, duhet të sillet njerëzishëm dhe le të zbatohet dëmshpërblimi me të mirë. Kjo është një lehtësi dhe mëshirë nga ana e Zotit. E kushdo që pas kësaj e kapërcen kufirin, për atë ka dënim të rreptë. [2:178]*
***
Luftoni në rrugën e Zotit – kundër atyre që luftojnë kundër jush, por mos tejkaloni kufirin! – Se, Perëndia, nuk i do ata që e kalojnë kufirin. [2:190]*
***
Vritni ata kudo që t’i gjeni dhe dëboni prej vendeve ashtu siç ju dëbuan ata juve. Se keqpërdorimi është më i rëndë se vrasja. Mos luftoni me ta pranë Mesxhidi Haramit! Për derisa ata të vriten me ju-aty! E, nëse ata luftojnë me ju, atëherë ju vritni ata! I këtillë duhet të jetë ndëshkimi për jobesimtarët (politeistët). [2:191]*
***
Vritni ata derisa të zhduket shpifja dhe të aplikohet feja vetëm për All-llahun. E në qoftë se ndalen (nga propaganda dhe lufta), atëherë lëreni luftimin, përveç atyre që janë zullumqarë. [2:193]
***
Muaji i madh për muaj të madh; respektimet janë reciproke. Pra, kushdo që ju sulmon duke tejkaluar kufirin, edhe ju sulmoni ata, ashtu siç ju sulmuan ata juve! Druani Perëndisë, dhe dijeni se, me të vërtetë, Perëndia është me ata që ruhen nga të këqijat. [2:194]*
***
Ju është urdhëruar lufta, e ju e urreni. Mund ta urreni një gjë, por ajo është e mirë për ju; e mund të doni një gjë, por ajo është e dëmshme për ju. – Perëndia e di e ju nuk e dini. [2:216]*
***
Të pyesin ty për muajin e shenjtë, për luftën në të. Thuaju: “Lufta në të është mëkat i madh, – por pengimi prej udhës së Perëndisë, të mohuarit e Perëndisë, heqja dorë nga vizita Qabesë dhe dëbimi i banorëve të saj nga ajo, është mëkat më i madh te Perëndia. E, keqtrajtimi [torturat] është mëkat më i madh se vrasja. Ata vazhdimisht luftojnë kundër jush, që nëse munden t’ju kthejnë nga besimi juaj. E, ata që e mohojnë fenë dhe vdesin si mohues, – veprat e [mira] të tyre do të humbasin në këtë dhe tjetrën botë, dhe ata do të jenë banorë të skëterrës, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. [2:217]*
***
Ata që besuan dhe emigruan, e luftuan në udhën e Perëndisë, ata shpresojnë në mëshirën e Perëndisë. Se Perëndia është mëshirues dhe falë. [2:218]*
***
Luftoni në rrugën e Perëndisë dhe dinie se Perëndia i dëgjon të gjitha dhe di çdo gjë. [2:244]*
***
A nuk ke dëgjuar ti që paria e bijve të Israilit – pas Musait, i thanë njërit pejgamber të tyre: “Na caktoni një sundimtar që të luftojmë në rrugën e Perëndisë!” – Pejgamberi u tha: “A do të dëgjoni ju kur të shpallet lufta?” Ata thanë: “E pse mos të luftojmë ne në rrugën e Perëndisë, na që jemi dëbuar nga atdheu ynë dhe ndarë nga fëmijët tonë?” Mirëpo, kur iu urdhërua të luftojnë, me përjashtim të një pakice, ata nuk luftuan. Perëndia i njeh mirë zullumqarët. [2:246]*
***
Kur Taluti bashkë me ushtrinë u nis për luftë, u tha atyre: “Perëndia do t’ju provojë ju me një lum, ai që do të pijë ujë në të, nuk është ushtar i imi, e ai që nuk pi ujë në të, përpos një grusht ujë, është imi”. Ndërsa, ata, të gjithë pinë, përveç një pakice. E, pasi kaluan lumin ai me besimtarët e tij, i thanë njëri-tjetrit: “Ne sot nuk kemi fuqi të luftojmë me Xhalutin dhe ushtrinë e tij”. Por, ata që ishin të bindur, se do të takohen me Perëndinë, thanë: “Ah! Sa herë, me ndihmën e Perëndisë, ushtria e vogël ka ngadhënjyer mbi ushtrinë e madhe!” Se, Perëndia është me durimtarët. [2:249]
***
Në fe nuk ka detyrim. Është sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson të pavërtetat e i beson All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje…[2:256]
***
Me të vërtetë atyre që nuk besojnë, nuk do t’i shpëtojë asgjë nga dënimi i Perëndisë, – as pasuria as fëmijët e tyre. Ata do të jenë lëndë djegëse e zjarrit, [3:10]*
***
Ata që nuk besojnë në dokumentet e Perëndisë dhe vrasin pejgamberët pa farë të drejte, e vrasin edhe ata njerëz të cilët kërkojnë të veprohet me drejtësi, paralajmëroi me dënim të dhembshëm. [3:21]*
***
Besimtarët mos t’i marrin për miq qafirët, duke i lënë anash besimtarët. Ata që bëjnë këtë, nuk kanë çka të shpresojnë te Perëndia. Ketë mund ta bëni vetëm për t’u ruajtur nga ata – Perëndia u bënë vërejtje për pezmin e Tij. Dhe, të gjithë do të ktheheni te Perëndia. [3:28]*
***
druajuni zjarrit, i cili është përgatitur për mohuesit! [3:31]*
***
Për sa u përket atyre që nuk besuan, Unë do t’i ndëshkoj me një ndëshkim të ashpër në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe ata nuk do të kenë ndihmëtarë. [3:56]
***
O besimtarë! Mos zgjidhni për miq në mesin e të tjerëve, të cilët nuk ngurrojnë që t’ju bëjnë dëm. Ata dëshirojnë dëmin tuaj. Urrejtja është shfaqur prej gojës së tyre, e atë që e fshehin në zemrën e tyre, është edhe më e madhe. Na, ju shpjeguam versetët [ajetet], nëse mendoni ju. [3:118]*
***
Kujtoje [o Muhamed!] atë mëngjes kur dole nga shtëpia jote për t’u caktuar besimtarëve pozitat luftarake, – Perëndia dëgjon dhe di çdo gjë, – [3:121]*
***
Perëndia u ka ndihmuar në Bedër, duke qenë ju të pafuqishëm – andaj druajuni Perëndisë, për të qenë falënderues, – [3:123]*
***
kujtoje [o Muhammed!] atë kohë kur u thoshe besimtarëve: “A nuk ju mjafton ndihma e Zotit tuaj me tremijë engjëj të dërguar?” [3:124]*
***
Po! Po!. Nëse ata ju sulmojnë, bëhuni të durueshëm dhe të dëgjueshëm dhe Zoti juaj menjëherë do t’ju dërgojë në ndihmë pesë mijë engjëj, të shënuar me shenj të dalluar. [3:125]*
***
A mendoni se do të hyni në xhenet e Perëndia të mos u tregojë juve për ata që kanë luftuar dhe për ata që kanë duruar. [3:142]*
***
Muhammedi është vetëm Profet. Por, edhe para tij ka pasur pejgamberë. E, nëse ai vdes ose vritet, a mos do të ktheheni ju prapa? Kushdo që kthehet prapa nuk i bënë kurrfarë dëmi Perëndisë. Se, Perëndia do t’i shpërblejë falenderuesit. [3:144]*
***
Askush nuk vdes pa vullnetin dhe lejen e All-llahut. Ai është shënim i afatit të caktuar. E kush e dëshiron shpërblimin e kësaj bote, Ne atij ia japim, e kush e dëshiron shpërblimin e botës tjetër, edhe atij do t’ia japim atë, kurse mirënjohësit Ne do t’i shpërblejmë. [3:145]
***
Sa e sa pejgamberë bashkë me shumë besimtarë të vërtetë luftuan, e megjithatë nuk u përkulën për ato që u goditën në rrugën e Perëndisë, as nuk u demoralizuan as nuk u dobësuan. Perëndia i don durimtarët [3:146]
***
dhe vetëm thonin: “O Zoti ynë! Falna mëkatet tona dhe teprimin në punën tonë, forcona këmbët tona dhe ndihmona kundër popullit jobesimtar!” [3:147]*
***
Ne do to mbjellim frikën në zemrat e atyre që nuk besuan sepse ata All-llahut i trillojnë zota të tjerë, duke mos pasur për këtë kurrfarë fakti, ndaj vendbanimi i tyre do të jetë xhehenemi. Sa i shëmtuar është vendi i mizorëve. [3:151]
***
Me të vërtetë, Perëndia e realizoi premtimin e vet, kur ju me vullnetin e Tij e thyet armikun. Por kur ju, lidhur me detyrën që u ishte caktuar, u demoralizuat e u grindët në mes vet dhe kundërshtuat, e Ai madje u tregoi atë që e dëshironit, – disa nga ju e dëshirojnë këtë botë, kur disa nga ju dëshirojnë botën tjetër; – pastaj Ai, për t’ju provuar juve, bëri që të zmbrapseni para armikut. Dhe, me të vërtetë, Perëndia ju fali juve atë gabim. Se, Perëndia është pronar i mirësisë së madhe për besimtarët. [3:152]*
***
Kujtoni ju atë kur ngjiteshit malit dhe nuk vinit vesh për askënd, e dëshironit, – disa nga ju e dëshirojnë këtë botë, kurse disa nga ju Ai ju dënoi juve me dëshpërim pas dëshpërimi, që të mos pikëlloheni për atë që ju doli duarsh, as për atë që u goditi juve. E Perëndia i di të gjitha ç’punoni ju. [3:153]*
***
“Asnjë pejgamberi nuk i takoi të bëjë hile dhe kush bën hile [në ndarjen e plaçkës së luftës], ai në ditën e kijametit vjen i ngarkuar me atë që ka bërë, pastaj secilit njeri i jepet ajo që e ka fituar nga plaçka e luftës,, duke mos iu bërë e padrejtë.” [3:161]
***
Atyre që nuk luftuan e u thanë vëllezërve të vet: “Sikur të na dëgjonit neve nuk do të mbyteshit”, thuaju: “Prapësoni vdekjen nga vetja, nëse flisni të vërtetën!” [3:168]*
***
Kurrsesi mos i konsideroni të vdekur ata, që janë vrarë në rrugën e Perëndisë. Jo, janë të gjallë dhe të ushqyer te Zoti. [3:169]*
***
Me të vërtetë, ata që ndërrojnë besimin e vërtetë me mohim, nuk mund t’i bëjnë kurrfarë dëmi Perëndisë; e për ta ka ndëshkim të madh. [3:177]*
***
Le të mos mendojnë kurrsesi mohuesit, që për ata është mirë ajo, që u zgjasim jetën. Na, me të vërtetë ua zgjasim jetën atyre vetëm për t’i shtuar ata gabimet; dhe për ata ka ndëshkim poshtërues. [3:178]*
***
Dhe Zoti iu përgjigj lutjes së tyre: “Unë, nuk ia humbi mundin asnjë punëtori nga ju, qoftë mashkull apo femër, – ju jeni të gjithë. Atyre që emigruan, dhe u dëbuan nga vatrat e tyre, dhe u munduan në rrugën Time, dhe luftuan e u vranë, Unë me siguri, do t’ua mbuloj veprat e këqija dhe do t’i shpie në kopshtije, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, – shpërblim nga Perëndia. E, shpërblimi më i mirë është te Perëndia. [3:195]*
***
Për ato gra tuaja që bëjnë kurvni, kërkoni që të dëshmojnë për këtë gjë katër vetë prej jush; nëse dëshmojnë ata për këtë gjë, mbani ato në shtëpi përderisa t’i arrijë vdekja ose derisa Perëndia të bëjë rrugëdalje për to. [4:15]*
KURANI – AJETE AGRESIVE [41-80 ajete]
Meqë një kategori e muslimanëve po më keqkuptojnë, sikur unë vetëm po trilloj kundër Kuranit, se paskësh ajete agresive, po ofroj në vazhdime ajete që i kam identifikuar e seleksionuar si agresive, për ata që janë të interesuar të kenë informacion më të plotë për Kuranin.
Meqë muslimanët më të thekur po e parapëlqejnë për shqipërues Hasan Efendi Nahin, i kam ofruar të shqipëruara edhe sipas tij, duke i shënjuar në fund me *.
Ajetet që nuk e kanë në fund *, janë të shqipëruar nga Sherif Ahmeti.
Do ti ofroj 271 ajete. Ndoshta do të turpërohen ata që na zhurmojnë për Kuranin si paqësor e vepër të Zotit.
Ajetet janë të radhitura siç janë në Kuran, nga surja e dytë e tutje:
***
Nuk pranohet pendimi i atyre, që vazhdimisht bëjnë të këqija për derisa t’u arrijë vdekja; e atëherë thonë: “Unë tani me të vërtetë po pendohem”. As për ata që vdesin duke qenë mohues, për këta, Na kemi përgatitur dënim të dhembshëm. [4:18]*
***
E sikur Na t’i urdhëronim ata: “Vritni veten!” ose “Shpërnguluni nga atdheu juaj!” – pak prej tyre do ta bënin këtë. E sikur të punonin ata siç këshilloheshin, kjo për ata do të ishte më mirë dhe do të ishin më të fortë në besim, [4:66]*
***
O besimtarë! Bëhuni syçelë e marshoni [në luftë], qoftë në grupe-grupe ose të gjithë së bashku! [4:71]*
***
Me të vërtetë, disa prej jush ngurrojnë për të shkuar në luftë. Nëse ju ndodhë ndonjë fatkeqësi thotë: “Vetë Perëndia më ka shpërblyer mua për të mos u gjendur i pranishëm me ta [në atë ngjarje]”. [4:72]*
***
Le të luftojnë ata në rrugën e Perëndisë, të cilët nuk e kursejnë jetën e kësaj bote për jetën e ardhshme. E, ai që lufton në rrugën e Perëndisë, të vritet ose të fitojë, Na, me siguri, do t’i japim atij shpërblim të madh. [4:74]*
***
Ç’keni ju që nuk luftoni në udhë të Perëndisë dhe për shpëtimin e të shtypurve: meshkujt e pafuqishëm, gratë dhe fëmijët, të cilët thërrasin: “O Zoti jonë! Nxirrna nga ky qytet, banorët e të cilit janë zullumqarë! Na cakto nga ana Juaj një mbrojtës, dhe na jep nga ana Jote një ndihmëtar! [4:75]*
***
Ata që besojnë, luftojnë në rrugën e Perëndisë; kurse ata që nuk besojnë – luftojnë në rrugën e djallit. Luftoni kundër miqve të djallit! Sepse me të vërtetë, dinakëria e djallit është e ligët. [4:76]*
***
A nuk i ke parë ata të cilëve u është thënë: “Tërhiqni duart tuaja nga lufta, faleni namazin dhe jepni zeqatën!” e, kur pas kësaj, iu urdhërua që të luftojnë, një grup prej tyre u frikua nga njerëzit, ashtu si i frikohen Perëndisë, ose dhe më tepër dhe thirrën: “O Zoti ynë! Pse na urdhërove të luftojmë? Ah, sikur të na kishe kursyer edhe për një kohë të shkurtër!” Thuaju: “Kënaqësitë e kësaj jete janë të vogla. Jeta tjetër është më e mirë për ata që i druajnë Perëndisë e s’bëjnë mëkate. Juve nuk do t’ju bëhet asnjë fije padrejtësi. [4:77]*
***
Lufto në rrugën e Perëndisë! Vetëm ti je i obliguar; e nxiti edhe besimtarët! Perëndia e pengon fuqinë e mohuesve. Se Perëndia është më i fuqishëm dhe më i ashpër në dënime. [4:84]*
***
Ata dëshirojnë që edhe ju të mos besoni, ashtu siç nuk besojnë as ata, e të bëheni të barabartë me ta. Kurrsesi mos u bëni shokë me ta, përderisa të mos bëjnë emigrim në rrugën e Perëndisë. E, nëse ata shmangen, arratisni e mbytni ata, kudo që t’i gjeni! Dhe mos zgjidhni nga ata as miq as ndihmëtarë, [4:89]*
***
Ju do të hasni në njerëz të tjerë, të cilët dëshirojnë të sigurohen nga ju dhe nga kombi i vet. Sa herë që të thirren at në ngatërresa menjëherë rrokullisen në të. Në mos u shmangeshin ata prej jush dhe në mos ju ofrofshin paqe, dhe në mos heqshin dorë nga luftimi kundër jush, atëherë arratisni e mbytni ata kudo që t’i gjeni! Këta janë ata, ndaj të cilëve ju kemi dhënë juve argument të qartë kundër tyre. [4:91]*
***
Nuk janë të barabartë ata besimtarë, që rrinë në shtëpitë e tyre, – përveç të paaftëve, dhe ata që luftojnë në rrugën e Perëndisë me pasurinë dhe jetën e tyre. Perëndia i ka graduar ata që kanë luftuar me pasurinë dhe jetën e tyre për një gradë më të lart ndaj atyre që kanë ndenjur në shtëpitë e veta, dhe Ai të gjithëve u ka premtuar mirësi. E, Perëndia i ka dekoruar me shpërblim të madh ata që luftojnë përmbi ata që rrinë [në shtëpitë e veta e s’kanë shkuar në luftë]: [4:95]*
***
Ata që nuk besojnë dhe bëjnë zullum, Perëndia nuk i falë ata, as nuk do t’i udhëzojë në kurrfarë rruge, [4:168]
***
përveç në rrugën e skëterrës, në të cilën do të qëndrojnë vazhdimisht dhe përgjithmonë, – e, kjo për Perëndinë është lehtë. [4:169]*
***
Për shkak se ata e thyen obligimin e tyre, Na i mallkuam ata dhe ua forcuam zemrat e tyre. Ata ngatërrojnë rendin e fjalëve nga vendet e tyre, duke harruar një pjesë nga ato këshilla. Ti përherë do të vëresh tradhtinë e tyre, përpos një pakice të tyre, pra, faljau atyre fajet dhe mos i qorto! Se, Perëndia, i do bamirësit. [5:13]*
***
Dhe prej atyre që thanë: “Jemi të krishterë”, kemi marrë premtimin e tyre, por edhe këta kanë harruar një pjesë nga ato që janë këshilluar, prandaj ua shtiem armiqësinë dhe urrejtjen në mes tyre deri në Ditën e Kijametit. Se, Perëndia, me të vërtetë, di t’i lajmërojë ata për ato që kanë punuar. [5:14]*
***
Andaj Na i urdhëruam Izrailitët, se ai që mbyt ndokënd, i cili s’ka mbytur askënd, ose atë që nuk ka bërë çrregullim në Tokë – është sikur t’i mbytësh të gjithë njerëzit; e nëse ndokush bëhet shkaktar që të shpëtojë jetën e ndokujt – është sikur me i shpëtuar jetën e të gjithë njerëzve. Pejgamberët tanë u kanë sjellë argumente të qarta, por shumë nga ata edhe pas kësaj, kanë kaluar tërë kufijt me të këqija në Tokë. [5:32]*
***
Ndëshkimi i atyre që kundërshtojnë Perëndinë dhe të Dërguarit të Tij dhe të cilët bëjnë ngatërresa në Tokë është të vriten ose të varen, ose t’u këputen duart dhe këmbët e tyre nga anët e ndryshme, ose të dëbohen nga vendi. Ky ndëshkim për ta është poshtërim në këtë jetë, e në jetën tjetër ka mundim të madh për ta, [5:33]*
***
Vjedhësit dhe vjedhëses këputuani duart e tyre, për ndëshkim të asaj që kanë punuar – dënim nga ana e Perëndisë; se, Perëndia, është i Plotfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. [5:38]*
***
O i dërguari i Perëndisë! Mos të brengos ty ajo, që ata shpejt shprehin mosbesimin, të cilët me gojën e tyre thonë: “Besojmë” kurse zemrat e tyre nuk besojnë, dhe Hebrenjt, të cilët trillimet i dëgjojnë shumë dhe të cilët i pranojnë lehtë fjalët e huaja, të atyre që s’kanë ardhur te ti; ata i ngatërruan vendet e fjalëve të tyre dhe thanë: “Nëse kështu gjykohet ndërlikueshëm atëherë pranoni këtë, e nëse nuk gjykohet kështu, atëherë, ruhuni e mos e pranoni. – E, këtë dojë Perëndia ta lë në humbje, ti asgjë nuk do të mund të pengosh Perëndinë për këtë. Këta janë të asaj dore [fare], të cilët Perëndia nuk dëshiron t’ua pastrojë zemrat e tyre. Për ta, në këtë jetë ka poshtërim, kurse në jetën tjetër për ta ka ndëshkim të rëndë. [5:41]*
***
Na iu caktuam atyre [Izraelitëve] në të [Teurat], që të: shkëmbehet me personin [të dënohet vrasësi me vrasje], syri me sy, hunda me hundë, veshi me vesh, dhëmbi me dhëmb, dhe plaga me plagë. E, kushdo që t’ia falë atë, ai është shpagues për mëkatet e tij. Dhe, kushdo që nuk gjykon me ate që ka zbritur Perëndia, ata janë zullumqarë të vërtetë. [5:45]*
***
O besimtarë! Mos i konsideroni për miq hebrenjt dhe të krishterët! Ata janë miq të njëri-tjetrit. Kushdo që prej jush i konsideron ata për miq, ai është me ta. Me të vërtetë, Perëndia nuk i udhëzon në rrugë të drejtë zullumqarët. [5:51]*
***
I sheh ti ata, zemrat e të cilëve lëngojnë se si vrapojnë për të lidhur miqësi me ta duke thënë: “Druajmë se mos po na goditë ndonjë fatkeqësi”. E, Perëndia do t’i sjell fitoren ose diçka tjetër nga ana e Tij, e prandaj, për atë që kanë fshehur në veten e tyre do të pendohen, [5:52]
***
e ata që besojnë do të thonë: “A këta janë ata që përbetoheshin, me betimin më të thellë, se ata me të vërtetë janë me ju?” Veprat e tyre kanë dështuar dhe ata u dëmtuan. [5:53]*
***
A thua nuk i panë ata, se sa popuj i kemi zhdukur Ne, para tyre, të cilët i patëm vendosur në aso toke, në çfarë nuk ju kemi vendosur juve; e u sollëm atyre shira të bollshëm dhe bëmë që t’ju rrjedhin lumenj nëpër viset e tyre; e që, për shkak të mëkateve të tyre – i zhdukëm ata; dhe pas tyre – krijuam gjenerata tjera. [6:6]*
***
Sa shumë qytete kemi rrënuar Ne! e, dënimi Ynë ju erdhi natën ose ditën kur ata pushonin. [7:4]*
***
Të pyesin ty për plaçkën e luftës. Thuaj: “Plaçkat e luftës i përkasin Perëndisë dhe Pejgamberit”. Pranaj, druajuni Perëndisë dhe rregulloni marrëdhëniet në mes jush dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj Perëndisë dhe Pejgamberit të Tij, nëse jeni besimtarë të vërtetë”. [8:1]*
***
kur ju kërkuat ndihmë nga Zoti jua, e Ai ju përgjigj: “Unë do t’ju ndihmoj me njëmijë engjëj, të cilët do të vijnë njëri pas tjetrit”. [8:9]*
***
Edhe kur Zoti yt u kumtoi engjëjve se: “Unë jam me ju, pra, inkurajoni ata që besuan! Unë do të hedh frikë në zemrat e atyre që nuk besuan, e ju goditni në qafë e lartë, mëshonju atyre në çdo gjymtyrë (gishtërinj). [8:12]
***
Kjo është për shkak se ata e kundërshtuan Perëndinë dhe Pejgamberin e Tij; e kush e kundërshton Perëndinë dhe Pejgamberin e Tij, Perëndia, me të vërtetë, është ndëshkues i ashpër. [8:13]
***
Ky është ndëshkimi, shijoni ju atë. Me siguri, për mohuesit ka dënim zjarri. [8:14]*
***
O besimtarë, kur të ndesheni me mohues, e duke qenë ata shumë, mos ua ktheni shpinën! [8:15]*
***
E kush ua kthen shpinën atë ditë, përveç atij që tërhiqet me qëllim që të sulmojë përsëri, ose për t’iu bashkangjitur një grupi tjetër – ai kthehet me pezmin e Perëndisë dhe strehimi i tij është xhehennemi, e sa vend i shëmtuar është ai. [8:16]*
***
Ju nuk i keni mbytur ata, por i ka mbytur Perëndia! E ti nuk ke hedhë kur ke hedhë, por Perëndia ka hedhë që nga Vetja besimtarëve, t’u dhurojë dhuratë të bukur. Perëndia, me të vërtetë, i dëgjon të gjitha dhe di çdo gjë. [8:17]*
***
Dhe luftoni kundër tyre, derisa të zhduket idhujtaria dhe derisa të mbetet vetëm feja e Perëndisë. E, nëse frenohen prej mohimit, – Perëndia i sheh punët e tyre; [8:39]*
***
Dijeni se çkado që të fitoni në luftë, një e pesta i takon Perëndisë, Pejgamberit dhe farefisit të tij, bonjakëve, të varfërve dhe udhëtarit [që ka ngelur në rrugë], nëse besoni në Perëndinë dhe në atë çka ia kemi shpallur robit Tonë në ditën e fitores, në ditën kur u ndeshën dy taborret, – se Perëndia, me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm për çdo gjë. [8:41]*
***
kur u ndeshët, e Ai ua dëftojë atë në sytë e juaj pak, – e ju pakësoi juve në sytë e atyre, për ta zbatuar atë që ishte e caktuar; – e të Perëndia kthehen të gjitha punët. [8:44]*
***
dhe përuluni Perëndisë dhe Pejgamberit të Tij, dhe mos u grindni në mes vete, se do të demoralizoheni e do t’ju lë fuqia; dhe bëhuni të durueshëm, se, Perëndia, me të vërtetë, është me të durueshmit. [8:46]*
***
E sikur t’i shihje ti se si ua merrnin shpirtrat engjëjt – mohuesve, duke i rrahur në fytyrë dhe shpinë [para e pas] dhe duke [ju thënë]: “Shijonie dënimin e zjarrit. [8:50]*
***
Nëse i ndesh ti ata në luftë, shpartalloji ata që janë pas tyre, për t’u këshilluar ata. [8:57]*
KUSH BESON OSE GËNJEN SE KURANI ËSHTË PAQËSOR DHE VEPËR E ALLAHUT, AI ËSHTË BESIMTAR INJORANT OSE MASHTRUES ORDINER!
[vazhdimi 3 / ajete agresive 81-120]
Në dy vazhdime pata afishuar 80 ajete kuranore që përmbanin përcaktime e urdhra agresiv, deri edhe fashistoid. Tani po afishoj vazhdimin e 3-të, edhe me 40 ajete.
Rëndom, muslimanët fundamentalistë, por edhe të tjerë, po i irriton ky identifikim e seleksionim i ajeteve agresive e fashistoidi, sepse ata janë viktimë e mashtrimit nga kleri propagandues e parazit islam. Ky kler, duke e kuptuar se ato ajete janë tejet komprometuese, qysh para shekujve ka filluar të sajojë “shkencën” për interpretim të Kuranit, sikur u dashka ditur rrethanat dhe nevojat, përse janë “zbrit” ajete të tilla. Por, i njëjti kler nuk e thonë asnjëherë, meqë rrethanat dhe nevojat nuk përsëritën, ajete të tilla do të duhej të skartoheshin nga Kurani, për tu arkivuar vetëm si ngjarje historike.
Ta zëmë, përse duhet të jetë i sanksionuar përjetësisht në Kurani leja, për të mos thënë urdhri, martesa e Muhamedit me Zejnebën (vajzë halle dhe nuse e djalit), kur asnjëherë nuk do të ketë më edhe një “profet” si Muhamedi [Kuran, sureja 33, ajeti 37]. Njësoj vlen edhe për ajetin 33:50, përmes të cilit Muhamedi ia legalizon vetes martesat me vajza axhe, halle, daje, teze, duke gënjyer se i i kishte “zbrit” nga Allahu, etj., etj.
Ajetet që përmbajnë shnjimin * në fund janë të shqipëruar nga H.E.Nahi, meqë muslimanët fundamentalistë po e çmojnë atë më të saktë.
***
Posa të vëresh që ndonjë fis e thyen besën, edhe ti thyeja besën atij – në të njëjtën mënyrë prishja marrëveshjen – se, Perëndia, me të vërtetë, nuk i do ata që tradhtojnë. [8:58]*
***
Le të mos mendojnë kurrsesi ata që nuk besojnë, se do t’i shpëtojmë, sepse ata nuk mund ta dobësojnë fuqinë e Perëndisë. [8:59]*
***
Kundër tyre përgatitni kuaj dhe forcë për luftë, sa të mundeni, me të cilën do t’i shtini frikën armikut të Perëndisë dhe armikut tuaj, dhe të tjerëve, përveç tyre. Ju nuk i njihni ata. Perëndia i njeh ata. Çkado që të shpenzoni në rrugën e Perëndisë do t’ju kompensohet dhe nuk do t’ju bëhet padrejtësi. [8:60]*
***
O Pejgamber! Inkurajoi besimtarët në luftë. Nëse në mesin tuaj gjenden njëzet të durueshëm, do t’i mundin dyqind, e nëse nga ju janë njëqind të durueshëm, do t’i mundin njëmijë mohues, sepse, ata janë njerëz që nuk kuptojnë. [8:65]*
***
Asnjë pejgamber s’ka të drejtë të ketë rob për vete, derisa të mos arrijë fitore të plotë në Tokë; ju i dëshironi të mirat e kalueshme të kësaj bote, kurse Perëndia dëshiron botën tjetër. Perëndia është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. [8:67]*
***
“Pra [është lejuar plaçka e luftës], hani atë që e fituat me luftë…” [8:69]
***
Me të vërtetë, ata që besojnë dhe emigrojnë, e që luftojnë me pasurinë dhe jetën e tyre në rrugën e Perëndisë, dhe ata që u bëjnë strehim dhe u ndihmojnë, janë miqë për njëri-tjetrin. Por, ata që besojnë e që nuk kanë emigruar, – nuk mund të bëhen ndihmëtarë e trashëgimtarë – derisa të mos emigrojnë. E, nëse ju luten që t’u ndihmoni në fe, jeni të obliguar t’u dilni në ndihmë, përpos me popullin me të cilin keni marrëveshje [për mossulmim]. E, Perëndia e sheh mirë atë që veproni. [8:72]*
***
Kur të kalojnë muajt e mëdhenj, atëherë mbytni idhujtarët kudo që t’i takoni, zëni robër, rrethoni dhe zinju pusi kudo! E, nëse pendohen e bëjnë namaz dhe japin zeqatin, atëherë lini të qetë. Se, Perëndia, me të vërtetë, është falës dhe mëshirues. [9:5]*
***
Vallë, a nuk do të luftoni kundër popullit që e ka shkelur betimin dhe lidhjen dhe i cili është përpjekur ta dëbojë Pejgamberin, e ata së pari kanë filluar [t’ju sulmojnë]? Vallë, a ju frikoheni atyre? Të druajturit Perëndisë është me vend, nëse jeni besimtarë. [ [9:13]*
***
Luftoni kundër tyre! Perëndia i dënon ata me duart tuaja, dhe i poshtëron, u ndihmon juve kundër tyre, dhe i shëron zemrat e populli besimtar. [9:14]*
***
Ata që besojnë, e që shpërngulen dhe luftojnë në rrugën e Perëndisë – me pasurinë e tyre dhe jetën e tyre, janë më lartë për nga pozita – te Perëndia, dhe këta janë ata, që kanë fituar. [9:20]*
***
Me të vërtetë, Perëndia ju ka ndihmuar në shumë vende, si dhe në ditën e [luftës] së Huneinit kur ju entuziazmoi numri i madh i juaj, por ai numër nuk ju solli dobi, asgjë, toka iu dukë e ngushtë, edhe pse është e gjërë, prandaj u zmbrapsët duke vrapuar. [9:25]*
***
Luftoni kundër atyre që nuk besojnë në Perëndinë, as Ditën e Kijametit, që nuk e marrin për të ndaluar atë që e ka ndaluar Perëndia dhe Pejgamberi i Tij, dhe që nuk e pranojnë fenë e vërtetë, – atyre që u është dhënë Libri, derisa të mos japin xhizje [tatim] me dorën e vet, të përulur. [9:29]*
***
O besimtarë! Me të vërtetë, shumë priftërinj dhe murgë hanë pasurinë e popullit – pa të drejtë dhe zmbrapsin njerëzit nga rruga e Perëndisë. E, ata që e grumbullojnë arin dhe argjendin dhe nuk e shpenzojnë në rrugën e Perëndisë, sihariqoji me dënim të dhembshëm, [9:34]*
***
në Ditën kur do të digjen në zjarrin e xhehenemit, e me të do të damkoset balli i tyre, anët e tyre dhe shpina e tyre. “Këtë e keni mbledhur për vete; andaj, shijoni atë që e grumbulluat!” [9:35]*
***
Me të vërtetë, numri i muajve te Perëndia është dymbëdhjetë, sipas Librit të Perëndisë, prej ditës që i ka krijuar qiejt dhe Tokën. Katër prej tyre janë të shenjtë; ky është besim i drejtë. E, në këta, mos i bëni vetes zullum! Por luftoni të gjithë kundër idhujtarëve, ashtu si luftojnë ata të gjithë kundër jush. Të dini, se Perëndia është me ata që ruhen nga mëkatet. [9:36]*
***
O besimtarë! Çka kini që ngurroni, – thuajse jeni ngjitur për tokë – kur ju thuhet: “Dilni në luftë, në rrugën e Perëndisë! A jeni të kënaqur me jetën e kësaj bote, në vend të përhershmes. E, kënaqësia e kësaj bote, në krahasim me atë të botës tjetër – është shumë e vogël. [9:38]*
***
Nëse nuk shkoni në luftë, Ai do t’ju ndëshkojë me dënim të dhembshëm dhe do t’ju ndërrojë me një popull tjetër, Atij ju nuk do të mund t’i bëni dëm asgjë. Se Perëndia është i Plotëfuqishëm për çdo gjë. [9:39]*
***
Nëse ju nuk i ndihmoni atij, Perëndia i ka ndihmuar, kur e dëbuan mohuesit atë vetë të dytin, kur këta të dy ishin në shpellë, e kur i tha shokut të vet: “Mos u mërzit! Se, Perëndia, me të vërtetë është me ne!” E, Perëndia, e zbriti qetësinë mbi shokun e tij, kurse ate e ndihmoi me ushtrinë, të cilën ju nuk e keni parë. Dhe, bëri që fjala e mohuesve të jetë e poshtër, kurse fjala e Perëndisë të mbetet lartë. Me të vërtetë, Perëndia, është i Plotfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. [9:40]*
***
Dilni në luftë të lehtë e të rëndë [të gjithë pa dallim]; dhe luftoni me pasurinë tuaj dhe trupin tuaj në rrugën e Perëndisë! Kjo është më mirë për ju, nëse dini! [9:41]*
***
Sikur të ishte fitim i afërt dhe udhëtim mesatar, ata (hipokritët) do të vinin pas teje, por për ta ishte largësi e vështirë. Ata do të betohen në All-llahun: “Sikur të kishim pasur mundësi, do të dilnim me ju”. E shkatërrojnë veten e tyre; All-llahu e di se ata janë rrenacakë. [9:42]
***
Nga ti nuk do të kërkojnë leje për të luftuar me pasurinë dhe trupin e tyre, ata që besojnë në Perëndinë dhe Ditën e Kijametit. E, Perëndia i di mirë ata që ruhen nga mëkatet. [9:44]*
***
Nga ti do të kërkojnë leje, vetëm ata që nuk besojnë në Perëndinë dhe Ditën e Kiametit dhe zemrat e atyre që dyshojnë. Ata, luhaten në dyshimin e vet. [9:45]*
***
O Pejgamber! Lufto kundër mohuesve dhe hipokritëve, dhe bëhu i ashpër ndaj tyre! Strehimi i tyre është skëterra, e ky është vendbanim i shëmtuar. [9:73]*
***
Hipokritët betohen në Perëndinë se nuk kanë folur. Por, ata, me të vërtetë, kanë thënë fjalën e mohimit dhe u zbuluan se janë mohues, pasi e patën pranuar haptazi islamizmin dhe synuan gjëra të paarritshme. Ata i urrenin, vetëm për shkak se Perëndia dhe Pejgamberi i Tij i kishin bërë të pavarur me të mirat e Tij. E, nëse pendohen, do të jetë më mirë për ta. E, nëse e kthejnë shpinën, Perëndia do t’i ndëshkojë me dënim të rëndë në këtë jetë dhe në tjetrën, dhe ata nuk do të kenë në Tokë kurrfarë mbrojtësi as ndihmësi. [9:74]*
***
U gëzuan ata që mbetën në shtëpitë e tyre, kundër Profetit të Perëndisë – ishte e neveritshme për ta lufta në rrugën e Perëndisë, – me pasurinë dhe trupin e tyre, dhe ata thanë: “Mos shkoni në luftë, nëpër vapë!” Thuaju: “Zjarri i xhehenemit është edhe më i nxehtë!” [9:81]*
***
Por, i dërguari, e së bashku me të edhe ata që besuan, luftuan me pasurinë dhe veten e tyre dhe atyre u takuan të gjitha të mirat, ata janë të shpëtuarit. [9:88]
***
Perëndia, me të vërtetë, ka blerë [për luftë] nga besimtarët e vet trupin dhe pasurinë e tyre, për t’iu dhuruar xhenetin atyre. Ata luftojnë në rrugën e Perëndisë, vrasin dhe vriten. Premtimi i tij i vërtetë në Teurat, Inxhil dhe Kuran. E kush është më i plotë se Perëndia në premtim? Andaj, gëzojuni kësaj shitjeje të juaj, që e keni kontraktuar me Te, dhe kjo është fitore e madhe. [9:111]*
***
O besimtarë! Luftoni kundër mohuesve, që gjenden afër jush dhe le ta ndiejnë ata ashpërsinë tuaj. Dhe, dinie se Perëndia është me ata që ruhen nga mëkatet. [9:123]*
***
Na i kemi zhdukur madje – shumë popuj para jush, përse kanë bërë zullum. Dhe pejgamberët e tyre, u kanë sjellë atyre dokumente të qarta, por ata nuk kanë besuar. Kështu Na i dënojmë njerëzit e keqinj. [10:13]*
***
Por, ata, e quajtën gënjeshtar, kurse Ne e shpëtuam atë dhe të gjithë ata që ishin në anije me të. Dhe i bëmë ata zëvendës kurse, i fundosëm ata që përgënjeshtruan dokumentet Tona. Shikoje se si ishte përfundimi i atyre që ishin paralajmëruar. [10:73]*
***
Për ta ka dënim në këtë jetë, por dënimi në jetën tjetër, me siguri, është edhe më i ashpër, dhe për ta, s’ka mbrojtës nga dënimi i Perëndisë. [13:34]*
***
Perëndi, të cilit i përkasin çka ka në qiej dhe në Tokë. E, mjerë mohuesit për dënimi i tmerrshëm, [14:2]*
***
Ti haptazi prediko atë që të është urdhëruar dhe shmangu idhujtarëve, [15:94]*
***
Na të mjaftojmë ty, kundër atyre që të tallin, [15:95]*
***
të cilët përveç Perëndisë, marrin edhe zot tjetër, dhe do ta dinë ata mirë! [15:96]*
***
Ata që nuk kanë besuar dhe që kanë penguar në rrugën e Perëndisë, atyre ua shtojmë dënimin mbi dënim, ngase kanë bërë ngatërresa. [16:88]*
***
Me të vërtetë, Zoti yt – për ata që kanë emigruar, pasi janë torturuar e mandej kanë luftuar dhe kanë duruar, Perëndia, pas kësaj, padyshim, është falës dhe mëshirues. [16:110]*
***
Kur Ne duam ta shkatërrojmë një qytet, i nxitim ata që janë mësuar me jetë luksoze, që të jepen pas korrupsionit, e kështu të meritojnë dënimin, dhe pastaj t’i shkatërrojmë ata gjer në themel. [17:16]*
***
Sa e sa gjenerata Na i kemi shkatërruar pas Nuhut! E, mjafton që Zoti yt di dhe sheh mëkatet e robërve të Tij. [17:17]*
***
Kush dëshiron këtë botë, Na ia shpejtojmë atij që t’i japim në të çka të duam e për kë të duam. E, pastaj ia caktojmë atij xhehennemin, në të cilin ai do të fërgohet, duke qenë i fyer dhe i dëbuar. [17:18]*
DËSHMI PËR AGRESIVITETIN E KURANIT PËRMES 271 AJETE TË TIJ:
[vazhdimi 4 / ajete agresive 121-160]
Edhe nga këto 40 ajete (versete) të radhës që po i afishoj, kushdo që ka pak autonomi për të menduar dhe shkollim minimal 8-vjeçar, mund të kupton se kanë përmbajtje agresive, deri edhe fashistoide, njëherit rezulton se as Allahu muhamedan nuk është autor i Kuranit.
Ata që thonë se Kurani është vepër e zotit (Allahut), ose janë besimtarë muhamedanë ose janë mashtrues ordinerë!
***
Dhe s’ka asnjë vend që Ne nuk do ta zhdukim atë para Ditës së Kijametit, ose t’ia nënshtrojmë mundimit të madh. Kjo është shkruar në Libër. [17:58]*
***
Dhe, mëkatarët do të shohin zjarrin dhe do të bindën, se, ata me të vërtetë, do të bijnë në të dhe, nuk do të gjejnë largim nga ai vendstrehim. [18:53]*
***
E, ato janë vendbanimet, që Ne i kemi shkatërruar, kur ato bënë zullum, e për shkatërrimin e tyre kemi bërë kohë të caktuar. [18:59]*
***
Sa e sa brezni kemi shkatërruar Ne para tyre. Vallë, a po sheh ndonjë prej tyre, dhe a po dëgjon pëshpëritjen më të vogël të tyre? [19:98]*
***
Nuk ka besuar asnjë vendbanim para tyre, të cilët Ne i kemi shkatërruar, e vallë, dot ë besojnë këta? [21:6]*
***
Këto rënkime të tyre nuk pushuan, deri sa Ne nuk i bëmë ata si arë e korrur – e shuar. [21:15]*
***
Por Ne u dhamë atyre dhe prindërve të tyre jetë të gjatë me kënaqësi (e ata u mashtruan). A nuk e vërejnë ata se Ne ua pakësojmë tokën nga anët e saj, atëherë a mos ata do të jenë fitues (o të humbur)? [21:44]
***
Dhe i ndihmuam atij kundër popullit, i cili argumentet Tona i konsideronte gënjeshtra. Me të vërtetë, ata kanë qenë popull i keq, andaj i fundosëm të gjithë ata. [21:77]*
***
Këto dy taborë kundërshtarësh [politeistë dhe hebrenj], grinden për Zotin e tyre. Ata që nuk kanë besuar, kanë rroba të prera prej zjarrit, e nëpër kokat e tyre do të hedhet ujë i vluar, [22:19]*
***
Me të vërtetë, ata që nuk besojnë dhe pengojnë njerëzit nga rruga e Perëndisë dhe Mesxhidil-haramit, të cilin Ne e kemi bërë të njëjtë për të gjithë njerëzit, si për vendasin ashtu edhe për atë që vinë nga tjetër vend, e kush synon të bëjë në të ndonjë shmangie me të keqe, Na do t’i japim të shijojë dënimin e dhembshëm. [22:25]*
***
U lejohet [lufta] atyre që janë të sulmuar, ngase ju është bërë zullum atyre – dhe Perëndia, me të vërtetë, është i fuqishëm që t’u ndihmojë, – [22:39]*
***
atyre që janë dëbuar nga vatra e tyre padrejtësisht, vetëm për shkak se thanë: “Zoti ynë është Perëndia”. Dhe, sikur Perëndia të mos prapësonte nga një pjesë e njerëzve, nga pjesa tjetër, do të shkatërroheshin manastiret, kishat, sinagogat dhe xhamitë, në të cilat, përmendet shumë emri i Perëndisë. Me të vërtetë, Perëndia e ndihmon atë, i cili ndihmon fenë islame. Perëndia, me të vërtetë, është i fortë dhe i fuqishëm, – [22:40]*
***
atyre, të cilëve, nëse u japim pushtet në Tokë – kryejnë namazin, japin zeqatin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë atë që është e mbrapshtë. Dhe, te Perëndia është fundi i çdo gjëje. [22:41]*
***
E, nëse ata ty të konsiderojnë për gënjeshtar, – madje edhe para teje i kanë quajtur gënjeshtarë: populli i Nuhut, edhe Adi, edhe Themudi, [22:42]*
***
dhe populli i Ibrahimit dhe populli i Lutit, [22:43]*
***
dhe banorët e Medjenit; dhe Musai është konsideruar për gënjeshtar, dhe Unë u kam dhënë afat mohuesve; pastaj i kam dënuar ata, dhe çfarë ka qenë dënimi Ynë! [22:44]*
***
E sa fshatra që ishin zullumqarë i shkatërruam Ne, e ato janë të rrënuara mbi kulmet e tyre dhe sa bunarë kanë mbetur shkretë e sa pallate të larta! [22:45]*
***
e ata që nuk besojnë dhe i përgënjeshtrojnë ajetet Tona, për ta ka dënim të poshtëruar. [22:57]*
***
Dhe ata, që kanë emigruar në rrugën e Perëndisë, e kanë rënë dëshmorë, apo kanë vdekur, me siguri do t’i furnizojë Perëndia me shpërblim të mirë. Dhe, me të vërtetë, Perëndia është furnizuesi [dhuruesi] më i mirë, [22:58]*
***
Luftoni me një luftë të denjë për hir të All-llahut, se Ai ju zgjodhi ju dhe nuk ju obligoi në fé me ndonjë vështirësi, në fenë e babait tuaj, Ibrahimit. Ai edhe më parë, e edhe ky ju quajti myslimanë… [22:78]
***
Na, madje, i kemi dënuar ata, por ata nuk iu përulën Zotit të tyre, e as nuk i drejtuan lutje. [23:76]*
***
E, kur ua hapëm atyre, derën e dënimit të madh, ata, atëherë ishin të dëshpëruar. [23:77]*
***
Kurvën dhe kurvarin rrihnie çdonjërin prej tyre me nga njëqind goditje. Mos t’ju kaplojë juve ndaj tyre kurrfarë mëshire [në kryerjen] e dispozitave fetare, nëse besoni Perëndinë le të prezentojnë në dënimin e tyre një grup besimtarësh. [24:2]*
***
E Ne, u thamë atyre: “Shkoni te populli [izraelit], i cili i ka përgënjeshtruar argumentet Tona, e pastaj, e kemi shkatërruar atë popull krejtësisht. [25:36]*
***
E, mos i dëgjo mohuesit dhe luftoi ata me Kuran, në një luftë të madhe. [25:52]*
***
ata, nuk do të besojnë atë, përderisa të mos e shijojnë dënimin e dhembshëm, [26:201]*
***
Andaj, pos Perëndisë mos adhuro tjetër zot, e të bëhesh nga ata që do të dënohen! [26:213]*
***
Pa, shiko, çfarë ka qenë fundi i ngatërresave të tyre. Na i kemi shkatërruar ata të gjithë dhe popullin e tyre, [27:51]*
***
E, sa e sa fshatra e qytete i kemi zhdukur Ne, banorët e të cilëve kanë bërë jetë të shfrenuar! Ja, shtëpiat e tyre, të cilat, nuk janë banuar pas tyre – vetëm pak kohë, dhe Ne kemi qenë trashëgimtarë. [28:58]*
***
Dhe, do t’u thuhet atyre: “Thirrni hyjnitë tuaja!” E, ata do t’i thirrin ato, por ato nuk do t’ju përgjigjen. E, do ta shohin dënimin. Sikur të kishin qenë në rrugën e drejtë! [28:64]*
***
Dhe Ne, e kemi fundosë atë [Karunin] dhe shtëpinë e tij në tokë, dhe askush nuk ka mund t’i ndihmojë atij nga dënimi i Perëndisë, e as që ka mund të mbrohet [prej dënimit të Perëndisë]. [28:81]*
***
E kush lufton, ai bën luftë për vete, se All-llahu vërtet nuk ka nevojë për askënd në tërë botën. [29:6]*
***
E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne, me siguri do t’i orientojmë rrugës për te Ne, e nuk ka dyshim se All-llahu është në krahun e besimtarëve. [29:69]*
***
E, ka disa nga njerëzit që besojnë në tregime të kota, për t’u shmangur nga rruga e Perëndisë, pa kurrfarë dijenie, duke e pandehur [rrugën e Zotit] qesharake. Të atillët i pret dënimi i poshtëruar. [31:6]*
***
Kur ndonjërit prej tyre, u lexohen ajetet Tona, ai shmanget me mendjemadhësi, thuajse nuk i ka dëgjuar, thuajse iu kanë shurdhuar veshët. Andaj, sihariqoi ata me dënim të dhembshëm. [31:7]*
***
Dhe kush mohon, të mos të brengos mohimi i tij. Tek Ne do të kthehen ata, e Ne do t’i lajmërojmë për atë që kanë punuar. Me të vërtetë, Perëndia di ç’ka në zemrat e njerëzve. [31:23]*
***
Ne, ata do t’i kënaqim përkohësisht, e pastaj, do t’i hedhim furishëm në dënimin e ashpër. [31:24]*
***
Kush është zullumqar më i madh se ai, që është këshilluar me argumentet e Zotit të tij, e shmanget prej tyre? Na, me të vërtetë, do t’i dënojmë mëkatarët! [32:22]*
***
Dhe All-llahu i zmbrapsi ata që nuk besuan me atë mllefin e tyre, duke mos arritur asnjë të mirë. Dhe All-llahu ua largoi luftën besimtarëve. All-llahu është i fuqishëm, ngadhënjyes. [33:25]*
***
e ithtarët e Librit, të cilët i ndihmuan ata [Kurejshit], i nxori prej kështjellave të tyre, dhe mbolli frikë në zemrat e tyre; një grup të tyre e keni mbytur, e një tjetër e keni zënë rob, [33:26]*
***
Ajetet e shnjuara në fund me * janë të shqipëruara nga Hasan Efendi Nahi, meqë muslimanët më të informuar po e parapëlqejnë shqipërinë e tij si më të zbukuruar.
Ndërsa këto ajete janë marrë nga portali që e mirëmban Universiteti islam i Kairos [ky janë përkthimet në shumë gjuhë]:

Loading...