Ballina Lajme Gramsh/Liqeni i zi i mrekullive dhe legjenda e shërimit të sëmundjeve

Gramsh/Liqeni i zi i mrekullive dhe legjenda e shërimit të sëmundjeve

SHPËRNDAJE

Në dalje të Gramshit, në një lartësi 1700 metra mbi nivelin e detit, ndodhet Liqeni i Zi. Ky liqen, përveç pamjes së bukur, mbart mbi vete legjendën se bën mrekulli. Çdo ditë këtu ka 200 persona që duke u futur në ujërat e akullta besojnë se do të shërohen.

Efekti i tij në kurimin e sëmundjeve mendohet se konsiston pikërisht në temperaturën e ulët dhe në përmbajtjen e disa kripërave minerale. Fëmijë, të rinj, të rritur e pleq, 6 mijë persona vetëm këtë verë, vijnë këtu dhe tregojnë për mrekulli.
Megjithë frekuentimin e jashtëzakonshëm, këtu nuk ka mjek në rast të ndonjë emergjence, ndërsa njerëzit tregojnë se edhe këto raste nuk kanë munguar. Shërbimi konsiston në vendosjen e disa çadrave, ndërsa rruga deri në Liqenin e Zi është një stërmundim.
Temperatura e ulët bën që Liqeni i Zi të frekuentohet vetëm gjatë muajit gusht. Investimet në infrastrukturë e shërbime dhe një studim për përmbajtjen dhe vetitë e këtij uji jo vetëm do të zhvillonin zonën e thellë të Gramshit, por edhe do t’i kursenin shumë mundime të sëmurëve që kërkojnë shërim.
/ Top Channel