Ballina Lajme Fotot e pabesueshme: Çamëria plot me shqiptarë më 1913-n!

Fotot e pabesueshme: Çamëria plot me shqiptarë më 1913-n!


Koleksioni fotografik i Fred Buasonasë (Fred Boissonnas)
Çamëria, Shqipëria dhe Kosova në vitin 1913
Frederik Buasona (Frédéric apo Fred Boissonnas, 1858-1946) ishte fotograf zviceran i cili lindi në një familje të njohur fotografësh në Gjenevë. Mbahet mend kryesisht për fotot e hershme artistike të Greqisë. Artin e fotografisë e mësoi nga i ati, Anri-Antoan Buasona (Henri-Antoine Boissonnas, 1833-1889), dhe studioi në Shtutgart dhe në Budapesht.
Buasona ishte magjepsur nga Greqia dhe në periudhën 1907-1913 udhëtoi në tokën helene pothuajse çdo vit, duke bërë mijëra fotografi. Udhëtimi në rajon në vitin 1913 me historianin zviceran të artit Daniel Bo-Bovi (Daniel Baud-Bovy, 1870-1958) ishte veçanërisht i frytshëm.
Në vitin 1919 themeloi shtëpinë botuese Editions Boissannas dhe botoi gjithsej rreth 50 libra. Fotot e Buasonasë nga Greqia dhe jugu i Ballkanit u botuan ndër të tjera në vëllimet: L’image de la Grèce: l’Epire – berceau des Grecs (Imazhi i Greqisë: Epiri – djepi i grekëve), Gjenevë 1915, dhe L’image de la Serbie: le berceau des serbes (Imazhi i Serbisë: djepi i serbëve), Gjenevë 1919. Fotografitë e Greqisë, dhe në mënyrë të veçantë ato të Çamërisë në  kohën e përfshirjes së saj në shtetin grek kanë jo vetëm rëndësi dokumentare por edhe një vlerë të lartë artistike.
Ky koleksion i fotografive të Fred Buasonasë është vetëm një pjesë e vogël e fotografive që ai bëri në Greqi dhe në jug të Ballkanit.
Marrë nga koleksioni i albanologut Robert Elsie

Loading...