Ballina Lajme FETO: Priten arrestime edhe në Shqipëri

FETO: Priten arrestime edhe në Shqipëri

Prokuroria turke i ka kërkuar Prokurorisë shqiptare arrestimin e disa personave të dyshuar si pjesmarrës në aktivitetet terroriste të Fetullah Gylen.

Sipas burimeve, Ankaraja zyrtare ka kërkuar arrestimin e disa personave pasi dyshohen se përmes shkollave të FETO janë përfshirë në organizatën terroriste.
Ka qënë gazetari Elio Laze ai që ka postuar në rrjetin e tij social këtë lajm duke iu referuar disa burimeve.
Sipas tij, emrat edne nuk janë bërë publike, por vetëm inicialet. Kjo kërkesë nga Turqia vjen pas trazirave të grushtit të shtetit që kundër qeverisë së Erdogan, ku dyshohet se u organizua nga FETO.
Postimi i plotë:
Lajm i fundit/ Ja cfare po përgatit Turqia në Shqipëri pas tentatives per grusht shteti
Sipas mediave turke, organizata terroriste Fetullah (FETO) nga të gjitha vendet e Ballkanit, është më shumë e instaluar në Shqipëri dhe në Bosnje. Në Shqipëri gjenden 12 shkolla që kanë lidhje me FETO,ndërsa në Bsnje gjenden 15 të tilla.
Turqia parashikon të shtrijë luftën e saj kundër kësaj organizate, tashme edhe në vendet ku kjo organizatë ka aktivitetet e saj arsimore dhe ekonomike.
Sipas burimeve ende të pakonfirmuara, mësohet se Kryeprokuroria turke, në kuadër të hetimeve anti-terrorizëm, i ka kërkuar Kryeprokurorisë shqiptare ndalimin e një numri personash që dyshohen si anëtarë të kësaj organizate, të cilët ajo duhet t’i ndalojë në Shqipëri.
Deri më tani mësohen vetëm inicialet e tyre që janë si mëposhtë:
A.F
R.Ç
N.T
K.A
N.R
E.E
A.T
H.T
S.T
Loading...