Ballina Lajme Familja Sulejmani, nga vëshimet humbi gjithçka (VIDEO)

Familja Sulejmani, nga vëshimet humbi gjithçka (VIDEO)

SHPËRNDAJE
Kryefamiljari Astrit Sylejmani thote se bashkeshortja dhe 3 femijet e tije per momentin janë vendosur përkohësisht në hotel pasi shtëpia është e pa banueshme, por pasi të largohen nga atje nuk kanë se ku të shkojnë.
Ai egzistencën e familjes e ka siguruar nga shitja e qumshtit të lopeve por edhe ato tanimë kanë ngordhur nga vërshimet.
“Atë natë ka hy uji nuk kemi mundë të hyjmë unë dhe djali I vllaut Brenda hiq se shume ujë. Murin e ka rezuar dhe uji ka hy krejt brenda. Edhe prej sipër kishte hy uji Brenda edhe në mur uji e kishte bërëe një birë edhe uji prej aty ka fillu të hy. Jemi mar me lop por uji krejte lopet I ka bajtë tamel kemi shitë përpara tani për tani kurgjo. Nevoje kam vetëm një dhomë ta bëjë se në hotel jemi duke fjetur. Nuk e di deri sa do të qëndrojmë deri sa të na majnë na kanë thanë 2 javë më së shumti 3 jave. Ketu 4 dite nuk kemi mujtë me hi prej ujit deri më tani askush nuk ka ardhur të na vizitojnë as komisioni hiq nuk vjen askush”, tha Astrit Sylejmani, banor i Hasanbegut.
Dëmet materiale të kësaj dhe shum familjeve tjera janë të mëdha, pasi shumë shtëpi janë tërësisht të shkatruara, prandaj shpresat e këtyre banorëve për të normalizuar jetën janë te ndihmat nga institucionet dhe bëmirësit.
Për ndihmë kontaktoni në tel 072/717 705