Ballina Lajme Familja Mustafa mbeti pa ndihmë sociale (VIDEO)

Familja Mustafa mbeti pa ndihmë sociale (VIDEO)

SHPËRNDAJE

I është ndalur ndihma prej 3.600 denarëve Nebehate Mustafës, e cila plotë tetë vite e ka marrë nga shteti. 45 vjeçarja, e vetme dhe me prindër të sëmurë, e pafuqishme për të mbijetuar edhe pa atë pakë ndihmë që e ka marrë, kërkon rregullimin e dokumentacionit për të vazhduar jetesën normale. Ajo plotë dy muaj vrapon për të gjetur zgjidhje, mirëpo askush nga institucionet përkatëse nuk i tregojnë as arsyen pse i është ndaluar kjo ndihmë.

“Kam problem prej socialit më bëjnë shumë manipulime, nuk më japim përgjigje  dy muaj rrjesht po pres përgjigje prej kërkesës që e kam dhënë për rregullimin e  ndihmës për së dyti herë, nuk kam asnjë përgjigje ende”, thotë Nebehate Mustafa.
Ajo tregon gjendjen e vështirë ekonomike dhe shëndetësore të prindërve të sajë, dhe tregon pafuqinë e sajë për të mbijetuar e vetme.
‘8 vite , a nënën e kam të sëmurë është e paralizar, baba me katër bajpasa në zemër janë të sëmurë, ata a të kujdesen për vete apo për mua. Kam kërku ndihmë në ministri për çdo ditë kam shku për tu takuar me mnisitrin Dime Spasov, mirëpo asesi të takohem, nuk të llogaritin fare”, thekson Nebehate Mustafa.
Nebehatja, disa herë i është drejtuar edhe avokatit të popullit por kërkesa e sajë është shpërfillur nga të gjithë. Hava Tahiri /SHENJA/


Familja Mustafa mbeti pa ndihmë sociale by tvshenjaofficial