Ballina Lajme E rrallë! Shikoni si e fiton medaljen e artë kjo atlete (Video)

E rrallë! Shikoni si e fiton medaljen e artë kjo atlete (Video)

Një garë e tillë nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë. Atletja nga Bahamasi, Shaunae Miller, është zhytur në kuptimin e parë të fjalës, për të fituar medaljen e artë.

Po të shohësh pozicionin e këmbëve të dy atleteve të para, dallon dieferencën e një hapi dhe meqë një zgjatje e thjeshtë nuk do mjaftonte, ndërsa një hap do e zhvendoste menjëherë në vend të dytë, me kohën që do i merrte, vrapuesja nga Bahamasi ka gjetur zgjidhjen ideale, një hedhje me kokë drejt finishit. Kronometri për të është ndalur në 49.44 sekonda, duke fituar medaljen e artë.
Pas saj është renditur atletja amerikane Allyson Felix, me 49.51s dhe Shericka Jackson nga Xhamaika me 49.85s, medalje e bronztë.

Loading...