Ballina Lajme Dy javë pas vërshimeve, gjendje alarmante në Haraçinë (VIDEO)

Dy javë pas vërshimeve, gjendje alarmante në Haraçinë (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Uji në Komunën e Haraçinës është i pa pijshëm. Kjo për shkak të mos funksionimit të pompave të ujësjellësit të cilat pësuan nga vërshimet e dy javëve më parë. Institucionet nuk kanë ndërmarrë asgjë për tejkalimin e këtij problemi. Nga Komuna e Haraçinës thonë se nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për zgjidhjen e këtij problemi. Ata presin ndihmën e Qytetit të Shkupit.
“Gjendja e ujit momentalisht është katastrofë, dje kam qenë në vendin e ngjarjes me dy kolegët e mi dhe tani patjetër duhet të na i sjellin motorët për pastrim te vendi ku është mbledhur uji dhe më pas duhet të lëshohet pompa të punojë dy ditë , të pastrohen gypat atëherë duhet t’i hedhim ujit klor dhe më pas ta kontrollojmë ujin a është I pijshëm a jo. Jemi duke pritur nga kryetari I Qytetit Koce Trajanovski ai na ka thënë se do të na mbështes dhe tani Brenda tre-katër ditësh do të shohim çfarë do të ndodhë”, tha Nexhat Aliu, Ndërmarrja “Ujësjellësi”.
Banorët thonë se ky rajon gjithmonë ka pasur probleme me ujin e pijshëm, por që nga vërshimet ujin nuk mund ta përdorin për asgjë.
“Nuk është uji i pastër. Nuk e përdorim tani por as më herët nuk e kemi përdorë por tani aspak. Nuk pihet ky ujë, ky na vjen nga një ujësjellës nga Bilinbegov atje poshtë dhe kurrë nuk ka qenë i pastër, vetëm e kemi pasur ashtu kot. Madje ky vend nuk ka pasur ujë asnjëherë, disa kanë që janë më poshtë disa të tjerë nuk kanë aspak. Për të la ndonjëherë e përdorim por nuk është i mirë, nxjerr baltë të kuqe sikur dhe”.
“Unë nuk pijë për vete ujë Haraçine prej katër vitesh. Katër vite unë blej ujë, nuk e pi meqë e di se nuk është në rregull”
“Nuk e përdorim ujin se nuk është I pijshëm. Që moti nuk ka ujë ,por na kanë lajmëruar se nuk është i pijshëm. Si ndodhi rasti i vërshimeve që atëherë na kanë thënë se nuk pihet uji”
Që pas vërshimeve banorëve me ujë për pije po u dalin në ndihmë vetëm shoqata dhe kompani private duke dërguar në Haraçinë deri në 30 mijë litra ujë në ditë.
Vjollca Aliti