Ballina Lajme Deklarata shokuese e bariut: Jorgo kanibal. Hante këlyshë qensh. Kishte bashkëpunëtor një...

Deklarata shokuese e bariut: Jorgo kanibal. Hante këlyshë qensh. Kishte bashkëpunëtor një 9-vjeçar që është në arrati

SHPËRNDAJE
Jorgo Zani, autori që i preu kokën një 12-vjecari sot është një personazh i njohur në fshati Palasë. Sadist, i droguar, me probleme mendore therte dhe dhunonte këlyshë qensh, me të cilët më pas ushqehej. Zani, i kthyer nga Greqia para pak vitesh sot kreu krimin më të rëndë që është dëgjuar vitet e fundit në Shqipëri. Pasi i preu kokën një 12-vjecari, e pëcudnoi në mënyrë kanibaleske.
Gazetari Enrik Mehmeti zbardh detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Palasë. Ai realizoi një intervistë me bariun e zonës që një vit më parë ishtë dhunuar ne menyre brutale nga Jorgo Zani.
Bariu shprehet i indinjuar për fatin e Andrea Zaharias, 12 vjec. Sipas tij, dhe ai vetë do të kishte pësuar të njëjtin fat nga Jorgo Zani, tanimë i arrestuar nga Policia e Vlorës.
“Para një viti më rrahu me bishtin e sëpatës. U përleshëm. O do më vriste o do e vrisja. Mora policinë dhe i thashë që kapeni se ndryshe do e vras. Por ai u arratis, nuk e kapën. Që në momentin që më goditi unë u shmanga, po fati i keq, sot u gjet djali pa koke”.
Bariu tregon se Zani kishte bashkëpunëtor një fëmijë 9 vjec me emrin Kico Konomi. Sipas bariut, Kico është kthyer në tmerrin e zonës, pasi duke qëndruar me Jorgo Zanin, grabiste dhe vriste kafshë.
“Kico Konomin e kishte bashkëpunëtor, 9 vjec. Ky fëmijë cfarë nuk bënte në zonë. Ditët e fundit ka grabitur dhe një cifte dhe është në kërkim prej dy ditësh”.
Nga rrëfimi i bariut mësohet se Jorgo jetonte i vetëm në një banesë në Palasë. Aty u kap me kokën e djaloshit në duar.
“Jetonte i vetëm. Prindërit i ka në Greqi, ka jetuar në Greqi, nuk e di pse është kthyer. Sa budalliqe ka bërë në fshat, të gjithë e dinë. Therte këlysha qensh dhe i hante vetë. Ishte i tmerrshëm.
Thuhet se në të gdhirë djalin, Andrean e përzuri dhe pastaj e zuri e ndoqi në rrugicë afër shtëpisë, 150 metra larg dhe aty e ka therur me hanxhar. Kokën ia kanë gjetur brenda në banesë. Ne ate banese e gjetën autorin me kokën e djalit në dorë”, thote bariu.