Ballina Lajme Bari, kapen 17 kg drogë në makinën e çiftit shqiptar

Bari, kapen 17 kg drogë në makinën e çiftit shqiptar

SHPËRNDAJE
Efektivët e “Guardia di Finanza” të Barit dhe zyrtarët e Shërbimit të anti-mashtrimit të Agjencisë Doganore kanë konfiskuar në portin e Barit në Itali, një ngarkesë 17.4 kg marijuanë të fshehur mes sediljeve të pasme dhe bagazhit të një “Volkswagen Passat”, me të cilën udhëtonin një çift shqiptarësh, shkruajnë sot mediat lokale.
Drejtuesi i makinës, 39-vjeç, u arrestua për trafik ndërkombëtar të drogës, ndërsa gruaja 34-vjeçare është denoncuar në gjendje të lirë. Makina me të cilën çifti udhëtonte është sekuestruar, raporton syri.net.
Çifti, sipas hetuesve, dyshohej se do të shkonte në një lokalitet të njohur bregdetar italian.