Ballina Lajme “Banori” më i vjetër i Evropës është mbi 1 000 vite

“Banori” më i vjetër i Evropës është mbi 1 000 vite

SHPËRNDAJE
Mund të konsiderohet banori më i vjetër i Evropës pasi ka jetuar më shumë se 1 mijë vjet.
Bëhet fjalë për një pishë boshnjake në Greqinë Veriore, e cila sipas revistës “Science”, ka lindur në vitin 941 pas lindjes së Krishtit. E quajtur në latinisht “Pinus heldreichii”, është plot 1075 vjet e vjetër.
Kjo pemë e bën atë aktualisht banorin më të vjetër që jeton në kontinentin evropian. Pisha më shumë se 1 mijë vjeçare u zbulua nga shkencëtarët e Observatorit të Mjedisit Navarino (NEO) në bashkëpunim me Universitetin e Stokholmit dhe Akademisë së Athinës, të cilët studiuan ndryshimet klimaterike dhe ndikimin e tyre në mjedis dhe tek njerëzit në Mesdhe.
Pema është quajtur Adonis dhe ishte një filiz kur Perandoria Bizantine ishte në kulmin e saj, nga veriu tek Vikingët deri në Detin e Zi.
Disa fakte historike
Kur janë themeluar Universitetet e Oksfordit dhe Parisit, Adonis ishte 250 vjeç. Në këtë kohë u zhvillua edhe kryqëzata e tretë e luftës kundër Saladinit në Tokën e Shenjtë.
Kur Perandori Osmane pushton Greqinë, (1441) Adonis ishte 500 vjeç.
“Është mjaft komplekse dhe mbresëlënëse se si ky organizëm ka mbijetuar kaq gjatë në një mjedis të tillë, në një vend ku civilizimi ka më shumë se 300 vjet”, thotë shkencëtari suedez Paul J. Krusic. Pema jeton në një zonë të lartë të malit Pindi.
“Shumë vite më parë kam lexuar një tezë në lidhje me këtë pyll shumë interesant në Greqi. Në hulumtimin tonë, ne përpiqemi të ndërtojmë kronologji të gjatë për të ndërtuar historitë klimatike, kështu që gjetja e pemës me moshën më të vjetër është një nga motivet tona”, tha ai.
Po si e kanë gjetur shkencëtarët që është kaq e vjetër? Për moshën merret një bazë e druri nga jashtë në qendër. Thelbi është një metër dhe ka 1075 unaza vjetore.